Ministrja Evis Kushi

Mësimi online/ Kushi: Aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta! Rrethana që s’mund t’i shmangim

2 Nëntor 2020, 11:31| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 11:38

  • Share

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se nuk është aspak e këndshme që të urojë vitin e ri akademik me auditore bosh, por e cilëson këtë si një sakrificë të të gjithëve.

Vendimin e Komitetit Teknik e cilëson si aspak të lehtë duke thënë se mësimi online nuk duhet të shihet si pengesë por si një mënyrë për të përballuar sfida të tjera.

”Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, sfidues si asnjë vit tjetër më parë. Për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin. Dhe nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo. Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.

Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, nuk është aspak i lehtë. Prandaj si ministre arsimit, dua forcë dhe fleksibilitet. Është shumë e vështirë të menaxhojmë situatën duke ndjekur dhe metodat specifike. Jam informuar se janë marrë të gjitha masat për nisje dhe vazhdim të mbarë të vitit akademik. Vështirësitë s’mund të ndalin të vijojmë me paktin për universiteti, si prioriteti për shërbime më të mira ndaj studentëve.Pa u zgjatur më shumë, dua t’ju kujtoj se për asnjë moment mos neglizhojmë rregullat. Me shpresë në momentin më të parë t’i kthehemi normalitetit, jo vetëm në universitete, por në jetë. E di që së bashku do bëjmë më të mirë, do kapërcejmë sfidat, do ia dalim”, tha Kushi.


Lajmi kryesor:

Nis mësimi online në universitete për një muaj! 21 mijë studentë për herë të parë në fakultet, 'kyçen' edhe konviktet! Kushi: Rrethana që s’mund t’i shmangim


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?