Mesnik me mish koke dhe qepë nga zonja Albana

2 Tetor, 12:08| Përditesimi: 2 Tetor, 12:09

  • Share

Mesnik - Byrek me mish viçi

Përbërësit:

  • 900 gr miell gruri
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 450 ml ujë
  • 1 Igj kripë

Për mbushjen:

  • 1 kokë viçi
  • 5-6 kokrra qepë
  • 100 gr gjalpë
  • 1 lgj nenexhik të thatë
  • 1 tufë nenexhik të njomë
  • 1 lç rigon
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim brumin. Në një tas bashkojmë të gjithë përbërësit dhe i punojmë derisa të formohet brumi, e mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas e ndajmë brumin në toptha, hapim petët me pec dhe I pjekim në sobë. Fillojmë përgatisim mbushjen. Pasi e kemi larë kokën e vendosim për të zierë në një tenxhere me ujë të bollshëm dhe kripë. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepët e grira hollë me vaj ulliri dhe gjalpë. Kullojmë lëngun e mishit, ndërsa mishin e pastrojmë nga kockat duke e copëtuar. Pasi qepa është karamelizuar shtojmë mishin bashkë me erëzat. Në tepsi shtrojmë 3 peta të njoma (jo të pjekura) mbi to vendosim një petë të pjekur dhe 3 peta të pjekura të lagura më parë me lëngun e kokës. Shtrojmë mishin duke e përhapur mirë, e spërkasim me vaj dhe kështu proçedojmë deri në përfundim të petëve. Në shtresën e fundit ku kemi hedhur mishin, vendosim një petë të pjekur të pa thërrmuar e njomim me lëng, shtrojmë dhe një petë të njomë dhe e vendosim të piqet në furrë në 250° Celsius për 40-45 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?