Receta

Mesnik me mish koke nga zonja Albana

23 Prill 2024, 11:58| Përditesimi: 23 Prill 2024, 11:59

  • Share

Mesnik me mish koke

Përbërësit:

  • 750 gr miell
  • 1/2 kokë viçi
  • 4-5 qepë
  • Pak vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Niseshte për hapjen e petëve

Përgatitja:

Zëmë brumin me pak ujë të vakët dhe e lëmë të pushojë. Ziejmë kokën e viçit dhe e ndajmë në copa të vogla. Në një tigan kaurdisim qepët, shtojmë copat e mishit për t’u dhënë shije, i rregullojmë me kripë e piper dhe fikim sobën. Hapim petët të cilat i pjekim pak mbi sobë ose në furrën e sobës. Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim dy petët e para. I spërkasim me lëngun e mishit dhe vendosim një pjesë nga masa e përgatitur me mish dhe qepë. Vazhdojmë kështu edhe me petët e tjera. Në fund e mbulojmë me një petë të pjekur dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?