LeBron James i LA Lakers

Mësohen ndeshjet play-off në NBA, mbaron sezoni i rregullt në elitën e basketbollit amerikan

10 Prill 2023, 10:59| Përditesimi: 10 Prill 2023, 11:01

  • Share

Janë zhvilluar ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në elitën e basketbollit amerikan NBA. Los Angeles Lakers kanë fituar kundër Utah Jazz me rezultat 128:117 për të siguruar pozitën e shtatë në Konferencën e Perëndimit.

Në fakt 12 skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen në ‘Play-Off’, teksa katër të tjera do ta kërkojnë një gjë të tillë nëpërmjet Play-In.

Tanimë nuk ka më dilema dhe është mësuar renditjen përfundimtare në dy konferencat, si dhe duelet që do të zhvillohen në ‘Play-In’. Denver Nuggets janë të parët në Konferencën e Perëndimit të ndjekur nga Memphis Grizzlies, Sacramento Kings, Phoenix Suns, LA Clippers e Golden State Warriors.

Në ‘Play-In’ janë LA Lakers dhe Minnesota Timberwolves që do të luajnë mes tyre,  si dhe New Orleans Pelicans dhe Oklahoma City Thunder.

Përballjet e NBA

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?