Roberto Mancini raportohet se është duke e menduar dorëheqjen si trajner i Kombëtares së Italisë.
Italia nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin për në Kampionatin Botëror, pasi të enjten mbrëma pësoi humbje në play-off nga Maqedonia e Veriut (0:1). Sipas raportimeve nga Italia, Mancini pritet të njoftojë për dorëheqje pas miqësores së 29 marsit me Turqinë.
Nëse 57-vjeçari vendos për të dhënë dorëheqje, Fabio Cannavaro është kandidati kryesor për ta zëvendësuar atë, sipas “La Gazetta dello Sport”.
Si pasardhës të mundshëm të Roberto Mancinit, nuk përjashtohen as Carlo Ancelotti, Marcello Lippi e Claudio Ranieri.