Shorti i Champions League

Sport

Mësohet ndarja e skuadrave para shortit të Champions League (4 Vazot)

27 Gusht, 14:51| Përditesimi: 27 Gusht, 14:55

  • Share

Ndarja e vazove

Të enjten në orën 18:00 do hidhet në Monaco shorti për të mësuar përballjet në fazën e ligës së Champions League. Secila nga 36 skuadat do ketë tetë rivalë të ndryshëm, me katër ndeshje në shtëpi dhe katër në udhëtim.

Ndërkohë që në bazë të koeficientëve të UEFA-s, nga paraqitja e secilit klub në arenën evropiane, është bërë edhe ndarja e klubeve në katër vazo. Kujtojmë se katër ekipet e fundit do mësohen mbrëmjen e sotme.

Katër vazot e shortit:

Në vazon e parë do të jenë Paris Saint Germain, Real Madrid, Bayern Munich, Inter, Borussia Dortmund, Barcelona, ​​Liverpool, Manchester City dhe Chelsea.

Vazoja e dytë do të përfshijë Arsenalin, Bayer Leverkusenin, Atletico Madridin, Atalantën, Villarrealin, Juventusin dhe Eintracht Frankfurt, megjithëse ekipet e mbetura ende nuk janë konfirmuar.

PSV Eindhoven, Ajax, Napoli, Sporting Lisbona, Olympiacos, Slavia Prague, Marseille dhe Bodo/Glimt përbëjnë vazon e tretë.

Athletic Bilbao, Galatasaray, Union Saint-Gilloise, Pafos, Kairat Almaty dhe Newcastle United do të jenë në vazon e katërt.

Procedura dhe kundërshtarët

Duke filluar me Vazon 1, do të tërhiqet një top fizik përpara se softueri i automatizuar, që është përdorur tashmë vitin e kaluar, të tërheqë tetë kundërshtarë për to, duke marrë parasysh parimet e mëposhtme:

Dy ekipe nga secila prej katër vazove, me një ndeshje në shtëpi dhe një ndeshje jashtë fushe, të gjitha në mënyrë rastësore dhe të zgjedhura nga softueri.

Klubet nga i njëjti vend nuk mund të përballen me njëra-tjetrën dhe asnjë ekip nuk do të luajë më shumë se dy ndeshje kundër klubeve nga i njëjti komb.

E njëjta procedurë do të përsëritet për të gjitha ekipet e tjera derisa të jenë përcaktuar të gjitha çiftet.


Lajmi kryesor:

Nesër hidhet shorti në grupin e Champions League, 36 skuadra mësojnë rivalët! 32 klubet e kualifikuara deri tani


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?