Lojtari i Montpellier në Ligue 1, Issiaga Sylla shpërtheu në lot në fushën e blertë teksa pak minuta para ndeshjes së kampionatit ndaj Nantes në transfertë, mësoi se mamaja e tij ishte ndarë nga jeta.
Sylla u ngushëllua nga shokët e skuadrës, të cilët u munduan t'i qëndronin pranë në një moment të vështirë si ky. Futbollisti gjeti forcën dhe doli në fushë duke u aktivizuar për 90 minuta në fitoren 0-3 të të tijve.
Një ndër futbollistët më me peshë në ekip, afrikani këtë sezon ka luajtur në 16 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol e dhuruar 3 asistime për Montpellier. Shembulli i forcës dhe profesionalizmit të Sylla në një moment të vështirë ka bërë jehonë në mediet botërore.