Andorra dhe Moldavia (0-1) luajtën të shtunën për Ligën e Kombeve. Futbollistit mik Mihail Caimacov u lajmërua nga familjarët se e ëma i kishte ndërruar jetë, por ai nuk i njoftoi shokët e skuadrës deri në fund të ndeshjes.
Futbollisti 26-vjeçar i klubit kroat Slaven Belupo ka luajtur të gjithë ndeshjen kundër Andorrës edhe pse ka mësuar për tragjedinë që ka përjetuar, por vetëm pas ndeshjes ka njoftuar ekipin, stafin teknik dhe drejtuesit e federatës.
Trajneri i Moldavisë, Sergiu Clescenco e bëri publik këtë moment të dhimbshëm pas ndeshjes.
“Nuk mund të them se jam i lumtur. Fatkeqësisht, nëna e Mihail Caimacov vdiq gjatë ndeshjes. Do të hiqja dorë nga kjo fitore nëse të dashurit tanë do të qëndronin me ne”, tha trajneri i Moldavisë.