KATAR 2022/ Messi acarohet me sulmuesin holandez, ndërpret intervistën: Çfarë po shikon idiot? (VIDEO)

10 Dhjetor 2022, 09:59| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 10:07

  • Share

Ndeshja mes Argjentinës dhe Holandës është shoqëruar me përplasje mes dy ekipeve. Pas fitores me penallti, Lionel Messi debatoi me menaxherin holandez Louis van Gaal dhe ndihmësin e tij Edgar Davids.

Ndërsa në një moment gjatë intervistës, kapiteni i Argjentinës u acarua me sulmuesin Wout Weghorst. Ai ndërpreu fjalën dhe i tha: “Çfarë po shikon, idiot? Largohu atje”.

Intervistuesi mbeti pa fjalë për disa sekonda dhe u përpoq të qetësonte Messin.

Kujtojmë se Argjentina fitoi me Holandën pas 120 minutave lojë dhe penalltive dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Pas lojës së rregullt ndeshja u mbyll 2-2, me skuadrat që në shtesën prej 30 minutash nuk gjetën më gola. Fati i duelit u vendos nga "ruleta ruse", me djemtë e Scalonit që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive (3-4). Tanimë Argjentina gjen në gjysmëfinale Kroacinë, me ballkanasit që kaluan po pas penalltive Brazilin.

Komento

Komente

  • Ramadan: 10/12/2022 15:48

    E quditshma idioti i thot dikujt tjeter idioti kta argjentinasit Jan si shkiet

    Përgjigju
  • Arbërori: 10/12/2022 12:46

    Messi është i retarduar mental,nga trajtimi hormonal ….

    Përgjigju
  • gasper: 10/12/2022 10:11

    Qe je lojtar i mire nuk do te thote qe ne nneri i mire, si Mesi dhe Ronaldo jane fundrina.

    Përgjigju
    • Turi: 10/12/2022 14:17

      Ekzakt

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?