Gianluigi Donnarumma

Sport

Messi do Navas-in titullar, Donnaruma nuk është i lumtur në Paris dhe Juventusi nis të lëvizë

24 Shtator 2021, 11:32| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 11:35

  • Share

Kampion Europe me Italinë dhe futbollisti më i mirë i turneut por tek PSG portieri Donnarumma po ngroh stolin dhe nuk është i lumtur.

Sapo ka fituar Europianin me Italinë madje edhe si protagonist por tek PSG më shumë po rri në pankinë se sa po aktivizohet. Portieri Gianluigi Donnarumma nuk është i kënaqur në Paris dhe këtë e thonë edhe shifrat. Ish-gardiani i Milanit nga 9 ndeshje zyrtare që ka zhvilluar PSG në vetëm dy prej tyre ka luajtur titullar dhe në shtatë ndeshje ka ngrohur stolin pasi portën e kryeqytetasve e ka mbrojtur Keylor Navas.

Duke parë këtë situatë mediat italiane zbulojnë se Juventusi po mendon për ta afruar në skuadër portierin italian që është nën menaxhimin e Mino Raiolës. Trajneri i PSG-së Maurizio Pochettino si titullar për portën konsideron Keylor Navas. Mediat në Francë zbulojnë edhe një tjetër prapaskenë. Leo Messi dhe futbollistët e tjerë amerikano jugor duan që titullar të jetë Navas e jo Donnarruma dhe kanë bërë bllokadë. Donnarumma nuk është i lumtur në Paris dhe një kalim tek Juventusi nuk do të ishte çudi./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?