Leo Messi

Sport

Messi duartrokitet nga tifozët rivalë, tregolësh në fitoren e Barçës ndaj Betis (VIDEO)

18 Mars 2019, 11:13| Përditesimi: 18 Mars 2019, 12:04

  • Share

Recital i Leo Messit në La Liga. Argjentinasi jo vetëm që është i papërmbajtshëm por edhe spektakolar. Messi shënoi tregolësh duke udhëhequr Barcelonën në fitoren 4-1 ndaj Real Betis në stadiumin “Benito Villamarin”. Kapiteni tundi rrjetën në minutat 18,45 dhe 85 ndërsa golin tjetër e shënoi po me mjeshtëri Luis Suarez. Barcelona me 66 pikë shkëputet me 10 pikë nga vendi i dytë.

Golat e argjentinasit ishin fantastik dhe Messi rrëmbeu duartrokitjet e tifozëve vendas për të cilët tha:”  U jam mirënjohës tifozëve të Real Betis pasi diçka e tillë nuk më kishte ndodhur më parë. Këtu më trajtojnë shumë mirë pavarësisht se jemi kundërshtarë”.

Me 10 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Atletico Madrid katalanasit e kanë në dorë titullin kampion në La Liga. Edhe Messi ndan këtë qëndrim :”  Nuk ka asgjë të përcaktuar por varet nga ne ,ka ende pikë në lojë dhe duhet të tregohemi të kujdeshëm” përfundon kapiteni i blaugranëve. /Nga Andi Kapxhiu/

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?