Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i kanë dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të Diego Maradona. Pas reagimit të shumë figurave të njohura sportive, edhe Messi ka nderuar legjendën e ndjerë, Maradona, të cilin e cilësoi si të përjetshëm.
“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë Argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm. Unë i ruaj të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’i dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të tij. “PREHU NE PAQE”, ka shkruar Messi.
Gjithashtu dhe sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo shkruan se Diego Maradona është një gjeni i përjetshëm dhe se sot i thotë lamtumirë një shoku.
“Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Një magjistar i pa-konkurrueshëm. Ju largoheni shumë shpejt, por lini një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. “Pusho në paqe, yll. Ju nuk do të harroheni kurrë”, shkruan Ronaldo.
Lajmi kryesor: