Lionel Messi, futbollist i Barcelonës

Sport

Messi fiton ‘Këpucën e Artë’, parakalon Ronaldo-n: Nuk e prisja, doja thjesht të isha futbollist profesionist

18 Dhjetor 2018, 18:57| Përditesimi: 18 Dhjetor 2018, 19:01

  • Share

Sot pasdite Lionel Messi-t iu dha çmimi i ‘Këpcuës së Artë’ i cili është i pesti në karrierën e tij duke parakaluar kështu Cristiano Ronaldo-n që ka 4 të tillë. Ky trofe individual jepet për futbollistin që ka shënuar më shumë gola në sezonin e fundit në ‘top 5’ ligat më të forta në Europë. 

Messi-t, që në sezonin e fundit në “La Liga” ka tundur 34 herë portat e skuadrave kundërshtare, çmimi iu dha nga drejtori I gazetës ‘Marca’ Juan Ignacio Gallardo. Fjalët e parë që argjentinasi tha menjëherë pas mori ‘këpucën e artë’ ishin: “Nuk e prisja të isha në këto nivele kur fillova të luaja futboll. Ëndrra ime ishte të bëhesha profesionist.”

Më tej numri 10 i Barcelonës nuk kishte sit ë mos falenderonte shokët e skuadrës kur u pyet se çfarë pëlqen më shumë në futboll.

“E shijoj punën, përpjekjet, por mbi të gjitha shokët e skuadrës. Unë jam në ekipin më të mirë në botë. Çdo lojtar në skuadër është më i miri në rolin e tij dhe kjo ma bën mua të thjeshtë të fitoj çmime të tilla.”

Messi gjithashtu bëri edhe një koment për shortin e Champions League të hedhur të hënën që e vendosi Barcelonën kundër Lyon.

“Lyon nuk ka një emër të madh, por ka për të qenë e komplikuar. Ata luajtën si të barabartë me Manchester City-n dhe ka për të qenë e vështirë për t’I eliminuar. Gjithsesi ka kohë deri në shkurt, shumë gjëra mund të kenë ndryshuar.”

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?