Pavarësisht se kanë kaluar mbi 2 muaj nga përfundimi i kompeteicionit të Kupës së Botës, futbollisti argjentinas, Leo Messi ka dhuruar plot 35 celularë ‘Iphone 14’ të personalizuar me ngjyrë ari për shokët e tij të skuadrës kombëtare si dhe për pjesëtarët e stafit të Argjentinës.
Mësohet se vlera e dhuratave ‘modeste’ që Messi ka bërë për shokët e skuadrës kap shumën e 210 mijë eurove. Por duke marrë parasysh faktin se Argjentina prej 36 vitesh nuk është ngjitur në majë të botës, nuk pritej një dhuratë më e paktë nga Messi.
Një tjetër veçanti, e celularëve të personalizuar janë emrat dhe mbiemrat e secilit prej personave të shoqëruar me logon e përditësuar të kombëtares së Argjentinës që ka në përbërje zllin e tretë duke simbolizuar kupën e botës së fituar së fundmi.