Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen “The Times” ku mbi të tjera ka folur për të ardhmen e Lionel Messi-t.
Argjentinasit i përfundon kontrata në qeshor të 2021 dhe rreth kësaj çështje numri 1 i katalanasve është shprehur:
“Mendoj se do ta kemi atë më gjatë se sa aq. Ai nuk dëshiron të largohet. I kemi thënë se mund të jetë përgjithmonë pjesë e Barcelonës. Ky është edhe projekti. Ne nuk duam të shesim lojtarët më të mirë që kemi, por përkundrazi, të sjellim lojtarë të rinj me talent për të qenë më të suksesshëm, më global, për të sjellë më shumë gëzim te tifozët tanë. Kjo është ajo që duam të bëjmë.”
Jose Maria Bartomeu
Bartomeu u pyet edhe për tentativat e përfolura gjatë verës për blerjen e Pogba-s nga Manchester United. Për këtë çështje spanjolli deklaroi se klubi anglez nuk dëshiron ta shesë lojtarin, në rast të kundërt ai do të shohë çdo hipotezë, jo vetëm për francezin, por për këdo që I intereson.