Leo Messi

Messi shpëton Barcelonën, fitojnë Real Madrid dhe City

1 Prill 2018, 10:14| Përditesimi: 1 Prill 2018, 10:16

  • Share

Leo Messi shpëton sërish Barcelonën. Katalanasit kanë luajtur një ndeshje me zemër dhe kanë arritur ti marrin një pikë Sevillas në stadiumim “Ramon Sanchez Pizjuan”. Sevilla-Barcelona për javën e 30-të të La Ligas përfundoi 2-2 me skuadrën andaluziane që morri avantazhin e dyfishtë falë golave të Vazquez në minutën e 36-të dhe të Luis Muriel në të 50-të. Porn ë dy minutat e fundit dy gola të shënuar nga Luis Suarez dhe nga Leo Messi në minutat 88-të dhe 89-të i dhanë Barcelonës kryesuese barazimin.

Edhe pse me gjysmën e skuadrës të lënë pushim Real Madrid arrin fitoren e katërt radhazi duke mposhtur në transfertë Las Palmas 3-0. Ai që shkëlqeu ishte Gareth Bale që shënoi dy gola në minutat 27-të dhe 52 ndërsa një tjetër gol e shtoi francezi Karim Benzema. Real vijon të mbajë vendin e tretë në kuotën e 63 pikëve ndërsa të dielën e ardhshme luan derbin ndaj Atleticos.

Në Premier League Manchester City ka mundur Everton në transfertë 3-1 në javën e 32-të. Djemtë e Pep Guardiolës e kanë mbyllur llogarinë e takimit që në pjesën e parë me golat e Sane ,Gabriel Jesus dhe Sterling ndërsa për Everton ngushtoi diferencën Bolasie. Tashmë Guardiolës do ti mjaftonte të mundi Manchester United javën e ardhshme për tu shpallur kampione. Po ashtu fituan edhe Liverpool dhe Manchester United.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?