Lionel Messi

Messi, ylli shqiptar në galaktikën kuqezi

19 Dhjetor 2022, 13:54| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 13:56

  • Share

Fatkeqësisht, ka ende njerëz që nuk po e besojnë dot se Lionel Messi, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjithë kohrave është me origjinë shqiptare. E vërteta është një dhe vetëm një: Ai është një tjetër yll shqiptar në galaktikën e pafundme të vlerave kuqezi nëpër botë.

Doni më shumë fakte për pikëpyetjet tuaja? Për ata që duan të shohin, dëgjojnë dhe kuptojnë, gjatë muajit të botërorit në Katar u zbuluan mjaft të dhëna që vërtetonin katërcipërisht rrënjët, degët dhe sythet e Messit. U faktua se familja e tij nga nëna ka emigruar në Argjentinën e largët nga fshatrat arbëreshë të Italisë së Jugut ku thuhet se fillimisht ka hyrë ilegalisht përmes një varke me vela bashkë me një grup tjetër emigrantësh.

Më poshtë rendisim vetëm disa prej “shenjave” që garantojnë origjinën e birit të atdheut tonë, Messit të madh, yllit shqiptar që vendosi krenarinë tonë kombëtare në piedestalin e nderit.

Ka patur një pyetje prej 20 vjetësh që besoj e mori përgjigjen se kush është lojtari më i madh i të gjithë kohërave, Mesi apo Ronaldo. E patë në botëror se si e trajtuan Ronaldon ata që i konsideronte të vetët. Traineri e poshtëroi pasi e la në stol dhe si për t’i ulur krenarinë e fuste dhe e nxirrte nga loja si të qe një lodër me kurdisje. Ai i shkretë nuk hapte gojën, por vetëm vraponte dhe mobilozonte të tijët për të fituar. Po Messi? Erdhi dhe mbeti si zotni i vërtetë, nga ato që të kujtojnë Mesët shkodranë, 70% të kohës ecte në fushë pa u shqetësuar dhe kur t’i mbushej mendja ndizej si motorr me bateri për të shpartalluar portën kundërshtare. Po le të guxonte traineri ta hiqte… Ai do t’a bënte për një lek në sy të kamerave dhe do ta shante me libër shtëpie siç i ka hije një burri me gjak shqiptari që nuk të fal, sidomos, në raste si këto.

A e patë ndeshjen dramatike Argjentinë – Holandë? E vërtetë që Argjentian fitoi, por Messi i nisi të sharat në stërvitje, i vijoi në fushën e lojës dhe i mbylli në konferencën e shtypit pas ndeshjes. A e mbani mend se çfarë i tha sulmuesit të Holandës që i ishte ofruar për të ndërruar fanelën? “Pse m’shef? Dhe ju e dini mirë se çfarë ndodh kur një shqiptar lëshon pyetjen dramatike: “Pse m’shef”? Por për fat aty ishte një gazetar që ndaloi sherrin që pa dyshim do të kishte pasoja tragjike.

A e keni vënë re se Messi pas çdo goli të shënuar ngre gishtat tregues lart në qiell? Lutet për gjyshen e tij arbëreshe e cila iku nga kjo botë me amanetin: Mos harro se kush je, mos harro prej nga vjen, mos harro mëmëdheun e pellazgëve”.

Po të keni parë dokumentarin për fëmijërinë e Messit do t’u hiqet çdo mëdyshje që Messi është me origjinë shqiptare ku gjyshja shfaqet fillimisht si burrneshë e vërtetë

Është pikërisht ajo grua fisnike që e nxiti për t’u bërë ai që është: futbollisti më i mire i të gjithë kohërave. Gjyshja e çonte Messin në shkollë, por ndryshe nga gjyshet e tjera që i jepnin nipërve të tyre bukën e mbështjellë apo librat, nënokja i jepte Messit topin e rrumbullakët dhe i thoshte: edhe bota kështu është…luaj të keqen nëneja se nuk ja ka parë njeri hajrin shkollës.

Nga burime të konfirmuara tashmë, Messi ka dashur që pas çdo goli të shënuar në botëror të bënte me dy duar simbolin e shqiponjës, por i është lutur duke qarë Infantino, presidenti i FIFA-s që është zvicerian. “Aman të lutem vetëm këtë mos e bëj se po e bëre këtë nuk kthehem dot në Zvicër nga Xhaka dhe Shaqiri”.

Ju e keni vënë re se Argjentina ishte ekipi që mori më shumë penallti, plot pesë. Dhe kush i gjuajti të gjitha penalltitë? Messi. Guxon njeri tjetër përveç shqiptarit t’i gjuaj të gjitha penalltitë?

E patë mënyrën e turpshme, jo etike, se si festoi portieri Martinez kur mori “dorashkën e artë”? Në fakt, ideja për atë veprim ishte e shqiptarit Messi, por shoku i skuadrës Martinez ju lut dhe e bindi duke i thënë: më ler ta bëj unë se qenka gallatë…..

Mbiemri Messi është i përhapur në Shqipëri, veçanërisht në qarkun e Shkodrës. Gjyshja e Messit ka treguar se Babgjyshi i saj i ka rrëfyer me ëndje se stërgjyshi ka qenë shqiptar dhe kjo sigurisht nuk është një përrallë fëmijërie siç mund të pretendojë ndonjë gjakprishur. Për nder të kësaj familje në Postribë edhe sot e kësaj dite qëndron një monument kulture i quajtur Ura e Mesit. Ura ka 10 harqe, dhe amaneti i plakës së urtë atdhetare ka qenë që në fushën e lojës Messi të mbante numrin 10.

Edhe gruaja e Messit thuhet se është me origjinë shqiptare po për të ende historianët tanë po grumbullojnë të dhëna. Sot mund të analizojmë treguesit: A e patë se si bënte ligjin në çdo ndeshje? Nuk e la të bënte fotografi me asnjë femër. I nxirrte si mburojë tre kalajmajtë dhe për siguri i hidhte edhe një shikim domethënës: Hë….?! Veç të tjerash, ashtu si çdo emigrant që i mban të lidhura rrënjët me token amë, do pranonte të martohej veç me një grua të origjinës së tij.

Messi ka lindur më 24 qershor, në të njëjtën ditë që ka lindur edhe shkrimtari i madh argjentinas Ernesto Sabato. Askush nuk e vë dot në dyshim se Sabato është me origjinë arbëreshe.

Qindra mijëra shqiptarë janë me Argjentinën për shkak të Messit dhe festuan si për djalin e tyre dhe kjo është dëshmi tjetër e thirrjes së gjakut i cili nuk bëhet ujë o lum miku. Messi ka dashur me kohë të marrë pasaportën shqiptare, por nuk ka dashur të hapë sherr mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai ka ende mbi tryezë ftesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili e ka thirrur për t’i dhënë shtetësinë dhe çelësin e qytetit ku në axhendë parashikohet edhe mbjellja e një peme në kujtim të gjyshes.

Andaj, është koha për të mbyllur sherrin që ka nisur nëse Messi është nga Mashkullora e Gjirokastrës apo nga Postriba e Shkodra. Ky detaj nuk ka rëndësi pasi ai na përket të gjithëve. Jo vetëm ne që jemi në Shqipëri. Messi bën krenar çdo bashkëkombas në rruzullin tokësor.

Nderime përjetë, rrofshin yjet, rroftë galaktika kuqezi!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 23/12/2022 02:10

    Nqs gjyshja e Mesit ka pas babane te ardhur nga arbereshet e Italise nga kalabria atehere pse nuk I lejohet zoterise te shkruaj qe Mesi ka prejardhje shqipetare. Historia dhe emigrimet e shqipetareve jane fakte. Kush jeni ju qe beni sikur skuptoni.?

    Përgjigju
  • Eugengjieka: 21/12/2022 21:42

    Gezetaret si puna jote me te vertete qe nuk kane seriozitet dhe besueshmeri, menyra e pershkrimit eshte i tipik sllavo-bulgare & greko Egjyptian ku cdo gje eshte e tyre. MESSI edhe mund te kete origjinen Arberesh duke pare mbiemrin dhe origine e larget por kurr sesi kuq e zi apo krenaria shqipetare, ka nje liste shume te gjate emrash ne shqiperi qe eshte dashur dhe Perendia e di se kur ketyre Herojve do u ipet titulli Krenari Kombetare. Te jesh I sincerte dhe objektiv ndaj informacionit dote thot qe ke dinjitet ne punen tende por te behesh ekstremist I sherben interesave te gjitoneve dhe ve ne dyshim pune e kolegeve te tu serioz ne arenen nderkombetare te gazetarise.

    Përgjigju
  • Richi: 21/12/2022 05:15

    Ndoshta tash ne kohen moderne mund Te them Se kan emigru shume shqiptar nga Shqipria eKosova. mundet Te gjindet ndoni yll shqiptar . Por Mesi nuk ka as tipare te shqiptarit, Por Mund Te them Se esht arrogant. So nuk ka te bej Aspak me shqiptart. Esht Demut te thuash Mendela i Afrikes esht me orighin shqiptare.

    Përgjigju
  • Ej po: 20/12/2022 15:56

    Qenke i parë ti edhe obama shqiptar është ????????????????

    Përgjigju
  • Ushtaraku: 20/12/2022 07:35

    A do e trajtojme edhe Mesin me pagese e me grada si Luiza Gegen te Ministria e Mbrojtjes , meqe qenka shqiptar ???????? se vallahi te dy per buke goje kane mbet ????????

    Përgjigju
  • Cimi: 20/12/2022 07:25

    Je njish per sarkazem Lutfi. Na myten 'patriotet' qe slane njeri te famshem pa e bo shqiptar. Po nga kjo finalja e boterorit harrove Mbapen. Gjyshja vet ke Brraka e ka pas shpine.

    Përgjigju
  • Jackson: 20/12/2022 02:22

    Mos u çuditni po edhe Michael Jackson eshte me origjin shqiptare, ????????????

    Përgjigju
    • Spiro: 20/12/2022 15:30

      Kur mua me bindi Sazan Guri me argumentat e tij qe TRAMP eshte me origjine shqiptare, me kete analize kaq te hollesishme e bindese qe ben ti,une s'kam as me te voglin dyshim. Bravo qe na shtove dhe nje shqiptar,se vetem dje u larguan ne emigrim jashte vendit me shume se 300 te rinj per te mos u kthyer me.

  • drini: 19/12/2022 23:23

    Ky eshte nje shkrim koti.Mesi eshte shqiptar thote Luto. Ae ke degjuar ndonjehre Mesin te thote jam shqiptare o Luto? A e ke degjuar ndonjehre te thote jam italian sepse paska gjyshrit nga Kalabria? Jo athere mos fol budallalleqe. NUk thone jemi shqiptare disa shqiptare qe kane 20 vjet qe kane ikur ne emigrim ti thua Mesi eshte shqiptare

    Përgjigju
  • Toni: 19/12/2022 23:04

    Hajde parazit hajde. Po si nuk lat njeri me fam pa e bo shqiptar o mbeturina. Po na qeshin bota me kto gjojna. Po bohuni krenar me njerzit tuaj o shpellar boll ndyet njerzimin e shqiptaret e vertet

    Përgjigju
  • Albanese: 19/12/2022 21:59

    O Luto,po qe ke te drejte ti per Mesin!Per nji gjo me vjen habi per ty.Si ka mundesi qe te ka shpetuar dhe Maradona se edhe ai eshte shqipe.Armando Diego rrjedh nga fisi djegs ne Karavasta.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 19/12/2022 21:27

    Keta po na dalin te gjithe shqiptare qe nga Skenderbeu Nene Tereza por kur na doi qe edhe Lionel Messi qenka shqiptar nuk eshte cudi sepse nga mbiemri mos eshte nga fshati Mes i Lezhes?!

    Përgjigju
  • Ermiona avokate it: 19/12/2022 19:22

    eshte fare e thjeshte Messi ka mare pasaporten italiane nga Komuna italiane e Recanti pasi e trashegon nga gjyshja e tij e cila emigroi ne Argjentine.Nje info fare i thjeshte apo interesim gazetaresk ubulon origjinen e tij pasi certifikata e trungut familjar ndodhet ne kete komune afer macerates ne Ankona

    Përgjigju
  • Gjin Bue Shpata: 19/12/2022 18:50

    O Lut ti paska ngrënë ???? ????. Ura e Mesit është bërë nga Otomanët ose pasi stër stër gjyshja nga e ëma ka lënë vendin për në Itali. Pastaj mbiemri. Gratë marrin mbiemrat e burrave ( jo këto modernet). A thua vallë ...

    Përgjigju
  • Berti: 19/12/2022 17:27

    Eee mos ashu ti eeeee

    Përgjigju
  • Qatar 2022: 19/12/2022 16:00

    Ça nuk po lexojm , jo po shqiptar, jo po mbreti, jo po zoti, jo po me i miri i te gjitha koherave, :)))

    Përgjigju
  • Lui: 19/12/2022 15:17

    Ky artikull shpresoj te kete qene me ironi, sepse ndryshe o Lutfi po te them qe paske rene shume..

    Përgjigju
  • Dibi: 19/12/2022 14:21

    Sa kohe te lire ke o byrazer.

    Përgjigju
  • Messi fushkuqe: 19/12/2022 14:11

    o Lutfi vid vid vid, i paske leshuar fare o Lutfi Ronaldo eshte nga Drenica

    Përgjigju
    • Ronaldua i Vakëfit: 20/12/2022 07:39

      I ka ngelur vetëm kashuni.....se pëllumbat i ka lëshuar

    • Alb: 20/12/2022 00:41

      Mpabbe është nga Levani i Fierit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?