Foto ilustruese

Mësues, studentë dhe efektivë policie, regjistrohen 76 raste me COVID në Fier

4 Shkurt 2021, 10:30| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 10:41

  • Share

Fieri ka shënuar përsëri një numër të lartë infektimesh nga COVID-19 në këto ditë. Sipas shifrave të fundit nga ISHP, numri i infektimeve shkon në total në 2607 raste, ku vetëm në ditën e djeshme janë regjistruar 76 të infektuar në Fier dhe 5 në Patos.

Ajo ç’ka bie në sy në këto infektime është numri i lartë mes pensionistëve dhe të papunëve por ndërkohë pozitiv me COVID ka rezultuar edhe një fëmijë i lindur në qershor të vitit 2020 ndërkohë pas tamponit në 4 fëmijë të tjerë fatmirësisht kanë rezultuar negativ.

54 të papunë e pensionistë
1 fëmijë 1 vjeç
2 efektivë policie në DVP Fier
9 biznese privat
6 mësues
2 student
1 mjek dhe 1 infermier

Ditën e djeshme u shënuan 1007 raste infektimesh nga 3849  tampone të kryera si dhe 6 viktima.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?