Mësuesi i dëbuar në Turqi, një mesazh i Ramës për ''gylenistët'' VIP në Tiranë?

3 Janar 2020, 18:47| Përditesimi: 3 Janar 2020, 18:55

  • Share

Vendimi i qeverisë për të dëbuar nga Shqipëria dhe për t’ua dorëzuar autoriteteve turke mësuesin Harun Celik ka befasuar shumë njerëz. Në fakt, deri tani, autoritetet e Tiranës ishin treguar shumë të prera ndaj kërkesave të Ankarasë, që shumë herë ka kërkuar t’i dorëzohen “gylenistë” të shumtë, të cilët kishin gjetur strehë në Shqipëri. Ndër “gylenistët” që kanë përfunduar në shënjestër të Erdoganit janë edhe disa biznesmenë, të cilët në Shqipëri janë pronarë të shoqërive të mëdha, që operojnë në sektorë të ndryshëm strategjikë, nga arsimi tek shëndetësia, dhe pas të cilëve Turqia dyshon se mund të jenë kapitalet dhe mbështetja e imamit Fetullah Gülen, armiku numër një i Erdoganit, aktualisht i strehuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera, Erdogani e akuzon Gulenin se ka organizuar edhe grushtin e dështuar të shtetit në Turqi në korrik të vitit 2016 dhe se ka krijuar një “shtet paralel” me qëllimin e vetëm për të përmbysur pushtetin e tij.

Harun Celik është “gylenisti” i parë që Tirana i dorëzon Ankarasë, por mund të mos jetë i fundit. Sipas disa burimeve diplomatike, zgjedhja për të dëbuar mësuesin, që tashmë ka përfunduar në duart e shërbimeve turke të sigurisë, të cilat po e ndiqnin prej vitesh, është një mesazh që kryeministri Edi Rama po iu nis disa “gylenistëve” VIP, të cilët deri tani kanë patur një mbrojtje dhe një imunitet të plotë në Shqipëri, por fatet e të cilëve sot mund ndryshojnë. Rama, i ndërgjegjshëm që ky imunitet është përdorur nga këta “gylenistë” shqiptarë për të zgjeruar pushtetin e tyre, mund të ketë vendosur të ndryshojë politikë dhe të tregohet më pak tolerant, duke marrë në këmbim mirënjohjen e plotë të Erdoganit, mik i kryeministrit, i cili, ndër të tjera, është angazhuar personalisht për rindërtimin pas tërmetit.

 

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 03/01/2020 21:29

    Dëbimet politike duhet të stopohen gjithësesi, por ky “ mësuesi” nuk kishte kërkuar strehim në Shqipëri apo jo ?

    Përgjigju
  • Ilir: 03/01/2020 20:01

    Klodian allajbeu per shembull?

    Përgjigju
    • Gimi: 04/01/2020 15:21

      Për dijeni? Klodjan Allajbeu është punonjës i shërbimit informativ Turk. Kur ishte në shkoll në Turqi student, që atëhere e ka filluar punën. Filloj duke spiunuar të gjith studentët dhe duke ju qyrranjasur studenteve. I ndyrë. Sot është në pushtet ai.

  • Nik: 03/01/2020 19:53

    Por kjo prtej, Rama me hir me pahir do tia bente nje kurban baba Taip Rexhep Erdogan.

    Përgjigju
  • Kreshnik: 03/01/2020 19:03

    Ky Edi-dogani i shqiperise po behet nje diktator i rrezikshem dhe kunder perendimor. Eshte e turpshme qe jemi bere perseri vegel e Turqise. Padyshim qe ato 500 shtepi qe premtoi Erdogani nuk ishin falas.

    Përgjigju
    • Shqiptar: 04/01/2020 08:50

      me njerez si ty o Lond nuk behet kurre Shqiperia.Shkoni jetoni ne Turqi o njerez meqe e keni BABA Turkun.e jo ne Europe se nuk e keni vendin.500 vjet pushtim = 500 shtepi. tall menderen turku me ju.se ato shtepi parafabrikat dhe konstruksione jane. mos harro qe duhet energji elektrike aty.rruge.trotuare.shkolle.ujesjelles.etj.etj.

    • O Lond: 04/01/2020 01:59

      Gerrmalla. 500 shpija do ndertoj. Nga 1 per vit qe te mbajti shtypur, te perrdhuni brez pas brezi dhe ja Fruti. Lond jo Toçi po Pallkarino

    • Lond: 03/01/2020 19:50

      Po ti kreshnik trimi qenke goxha trim i madh o Toç, ato shtepi jan per ne hallexhinjet se ma do mendja ti i ke prapanicen ne ndonje vil si ajo e lules tat we i lepini menderen se do bohet noi her k/ minister buz petlla, ta harroj lulushja dhe ju zagaret.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?