Mësuesi i dënuar për pedofili në Berat në 'Pa Gjurmë': Bëra burg se përqafova nxënësen në ekskursion, s'ishte as e zhvilluar në trup që të thuhet se ishte qëllimisht! Dyshoj te ish-vjehrra e ish-gruaja

6 Dhjetor 2021, 16:46| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 18:47

  • Share

TIRANË- Engjëll Bregu, mësuesi i dënuar për pedofili në Berat, ka rrëfyer të vërtetën e tij në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv. Përballë gazetares Odeta Dume, Bregu ka pranuar se ka përqafuar një nga nxënëset e tij të klasës kujdestare, por kurrsesi me qëllimin për të abuzuar seksualisht me të. Bëhet fjalë për një ngjarje e ndodhur në vitin 2003 dhe të gjithë e mendon një hakmarrje nga ish-vjehrra në bashkëpunim me ish-gruan.

Në këtë "skemë" ai përfshin edhe gazetaren që ka publikuar lajmin aso kohe. Kjo sepse sipas tij, gazetarja që ka publikuar lajmin ka qenë kolege me ish-gruan e tij dhe thekson se është e njëjta që e ka rikthyer në vëmendje edhe rastin e pak ditëve më parë.  Ai flet edhe për një ngjarje të ngjashme që i ka ndodhur edhe në vitin 2009, ku është akuzuar për pedofili, por aso kohe ngjarja nuk është bërë publike në media, por vetëm mes mësuesve dhe Drejtorisë Arsimore në Berat.

"Unë jam dënuar vetëm pse i kam hedhur në dorë qafën në ekskursion, në ambient të hapur, po ka dhe nxënësi qejf që të përqafohet nga mësuesi. Mediat kanë marrë indicien nga drejtoresha. Kam qenë 43 vjeç, 23 vite punë, jepja mësim në Uznovë, jepja matematikë dhe fizikë. Nxora klasën kujdestare në ekskursion në Bugovë, rrugës duke qeshur, kam qenë mësues i ri në atë shkollë, se u mbyll shkolla e Kalasë dhe u emërova mësues në Uznovë. Mund të kem përqafuar 2, 3, 4, i hodha një vajzë dorën në qafë që as nuk kishte zhvillim, që të thoje e bëra me qëllim, nëna bëri denoncimin, u arrestova. Kërkova dëshmitarë, nxënësit nuk vinin erdhën me polici, unë dyshova për një njeri tjetër. "Po s'ta  pa syri e veshi mos fol më ka thënë babai", dyshova se ma ka bërë dikush, u dënova me 7 muaj nga nëntori në shkurt 2003 për "vepra të turpshme". Isha i divorcuar në atë kohë, dhe nga martesa e parë kisha dy vajza, po bëhej gjyqi i pajtimit, por nuk u bë gjë. Kur kam dalë, më ka thirrur shefja e kuadrit, i çoj vendimin e gjyqit dhe i thashë do bëj disa ditë pushimi që të punësohem. Atëherë kam qenë vetëm, familjarët i kam padur larg, më ofruan punë, pasi i çova vendimin e gjyqit, se nuk e pranoja që e kam bërë, kërkova pafajësi, e ndoqa në Apel, por pa përkrahje dhe pa lekë, dhe e dimë se si do shkonte drejtësia, nuk munda dot të fitoja pafajësinë, nuk pati vendim për profesion që të pezulloja. U riktheva si mësues, zëvendësova një që kishte leje lindje, deri në 2009, se në janar kur mbaroi simetri, ishte një kolege punë dhe më thotë "të ndërrohemi bashkë" dhe mua më bëhej mirë se dilja afër Urës Vajgurore dhe bëra ndërrimin e shkollave, në prill unë jam martuar, mora gruan e dytë, fill pas martesës, pa mbushur muaji, ndodhi një incident, duke më thënë në Drejtori Arsimore që prindër dhe nxënës të kanë akuzuar për ngacmim seskual, ka ndodhu në Ciflig të Beratit dhe më bëri çudi se ishte e njëjta gazetare që bëri kronikën në 2003 dhe ajo në 2009. Unë dyshova se mund të jenë mashtruar, DAR e Beratit nuk më tregoi asnjë emër, se kush ka bërë denoncimin, kërkova ballafaqim me drejtorin, e kanë pyetur, ai tha "asnjë fëmijë nuk ka denoncuar", pastaj ika dhe nuk vazhdoja dot më me këto gjëra. Nëse do e kisha bërë do kisha varur veten, pedofilia është sëmundje, nuk është ves, ky mësues 36 vjet paska pasur një incident në 2003 në moshën 43 vjeç, do e kisha shfaqur edhe më parë", rrëfen ai.

Bregu hedh akuza edhe në drejtim të drejtoreshës së shkollës '22 tetori', Albana Hoxha për mungesën e profesionalizmit që sipas tij, ajo ka treguar në këtë rast. 

"Nuk e pranoj atë që është shkruar në media. Nuk kam asnjë shkresë që jam pushuar nga puna. Unë kam tabulatet telefonike që më ka marrë drejtoresha e shkollës, në datën 24 nëntor, 15:09, më ka thënë "Engjëll ka ardhur një gazetare në shkollë", i thashë me mua nuk ka kontaktuar se unë kam iku". Në 11 kam marrë shkresën nga DAR, kam paraqitur dokumentin drejtoresha ka bënë në diskutim firmën, megjithatë kam vajtur në shkollë, më ka kërkuar uniformën e mësuesit, në këtë moment, kishte bërë një mesazh. DAR i Beratit më ka sjellë një mësues pedofil, të premten nisa punën, ditën e hënë ka bërë mesazhin. E ka bërë në një grup kur janë vetëm drejtorët e shkollave. E kam marrë vesh shumë vonë, dashamirës të mitë më kanë thënë, më thanë "ç'pati me ty që nxori këtë status". Unë shkova në drejtoreshë për të bërë kërkesë që të ndërroja lëndët mësimore, se jepja fizikë dhe informatikë, ndërkohë që unë jepja fizikë dhe informatikë.

I thashë nga se e mori incidien gazetarja, më tha "nga kolege të tu dhe të mitë, më tha do shkosh nesër të juristja se kam biseduar unë për të bërë ndërrimin me një mësues tjetër". Kam ditën e enjte të DAR, ajo ka thirrur një kolege, ajo nuk e pranoi, nuk u bë ndërrimi. Pastaj plasi skandali në media, ditën e shtunë.  Titujt në media, i falenderoj Zotit që më ka mbajtur mendjen, se gruaja kur lexoi lajmin, bëri një gabim, mori në telefon drejtoreshën e shkollës, pastaj më mori drejtoresha dhe më ka thënë "jam e indinjuar se gruaja jote më ka marrë në celular". Unë i thashë "po të kërkoj falje në emër të gruas". Prej kur erdhi gazetarja, unë nuk kam shkuar në shkollë", tregon ai.

Me ish-gruan, tregon se nuk ka asnjë kontakt, madje tregon se ajo e ka ndarë edhe nga vajzat, kur komunikimi i fundit me to, ka qenë në vitin 2011, atëherë kur i erdhi në jetë djali me gruan e dytë.

"Me ish gruan nuk kam pasur asnjë kontakti, ndarja nuk ka qenë e mirë, me vajzat jam munduar sa herë ka qenë mundësia, ishte provokim nga ish-gruaja se u lodha, vajzat janë sot 30-32 vjeç. Nuk kam kontakte me to, që nga 2011 kur më lindi djali me gruan e dytë,  pas lindjes së tij u pre çdo gjë me thikë. Nuk e di arsyen, në 2009 vetëm gazetari e di skandalin e dytë, nuk është bërë skandal mediatik, thjesht u bë në drejtorinë e Beratit", tregon mësuesi.

Guximin për t'u rikthyer në arsim, shprehet se e mori nga njerëz të afërm të tij.

"Kurajon që  riktheva në arsim, ka qenë kurajo e shoqërisë, se më thërrisnin njerëz në rrugë "profesor", tha ai.

Në studion e 'Pa Gjurmë' mbërritën edhe telefonata nga persona të cilën e njohin Engjëll Bregun, të cilët thonë se nuk është ai personi që ka dalë në media.

"Ka qenë mësues shumë i mirë, kam respekt, kemi punuar nga 92-95 dhe ruaj respekt për të, më vjen shumë keq për akuzat që janë ngritur, nuk dua gjallë në botë që të ketë fatin tim, se përballij dot", tha ish-kolegia, Valbon Bega.

"Kam qenë ish nxënëse, ishte shembull, një nga mësuesit më të mirë të matematikës, e kam dëgjuar dhe jam ndjerë shumë e shokuar, nuk e meriton atë titull, ka qenë një nga mësuesit shembullor, është një familjar, ka dalë nga një familje shumë e mirë, më vjen gjynah", tregon një tjetër.

Si ndodhi e gjithë historia?
62-vjeçari Engjëll Bregu ka nisur punë një javë më parë në shkollën 9-vjeçare të qytetit të Beratit, ku jep lëndët fizikë dhe informatikë. Ai rezulton se të jetë dënuar për "pedolifi" dhe "ngacmim seksual" të fëmijëve në vitin 2003. Asokohe Bregu u arrestua dhe u dënua me 7 muaj burg për pedofili. Gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria. Pas kryerjes së dënimit, Bregu u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin "Hinkë" më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit "Çiflik", po në bashkinë Dimal. Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit e akuzonin mësuesin Engjëll Bregu se shkonte i dehur në shkollë dhe se i prekte vajzat e mitura. Pas peticionit, Zyra Arsimre në Berat e pezulloi nga detyra, por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici, Bregu nuk u arrestua. Ai vazhdoi i qetë karrierën si mësues zëvendësues sa në një shkollë të Beratit në një tjetër deri të premten e 26 nëntorit kur prindërit e shkollës "22 Tetori" zbuluan skandalin.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ngjarjen e në shkollën e Beratit, ku mësuesi i dënuar vite më parë për pedofili ishte i punësuar. Kushi shkruan se kanë nisur një hetim për personat përgjegjës për punësimin e tij në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori". Pas këtij skandali, Kushi thotë se do të rishikohet e gjithë procedura e punësimit të mësuesve për të mos lejuar që të ndodhin më raste që mund të përbëjnë rrezik për fëmijët. Zyra arsimore nuk ka pasur dijeni që mësuesi Ëngjëll Bregu ka qenë i dënuar më parë për "pedolifi" dhe "ngacmim seksual" të fëmijëve në vitin 2003. Juristja e Zyrës Arsimore në Berat, Marilda Frashëri bëri me dije për 'Report Tv' se me e marrjen e këtij informacioni, 62-vjeçari i është shkarkuar nga detyra, megjithatë, ai mohon që të ketë marrë një shkresë zyrtare për pushimin nga puna.

Emisioni i plotë i 'Pa Gjurmë' (06.12.2021)

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?