William Collum

Mësuesi i fesë nga Britania, UEFA vendos arbitrin e Moldavi - Shqipëri

14 Nëntor 2023, 12:23
  • Share

Moldavi - Shqipëri do luhet më 17 nëntor në orën 18:00, për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Ndeshja është si një finale për Kombëtaren, që me një pikë siguron kalimi në fazën finale të "Gjermani 2024".

Për një ndeshje kaq të rëndësishme, UEFA ia ka besuar bilbilin arbitrit skocez William Collum. 44-vjeçari i lindur në Glasgou (Skoci) është prej 2012 pjesë e elitës së arbitrave të UEFA, ndërsa ka një karrierë të pasur në Europë.

Me profesion arsimtar, ai e ka nisur karrierën me dhënien e mësimit të fesë në departamentin e Edukimit Fetar në Uddingstone, para se të kalonte më pas në shkollën e mesme Shën Aidan në Uishau.

Në vitin 2004 ai ishte pjesë e arbitrave në Ligën e Parë skoceze dhe prej prillit 2006 drejtoi një ndeshje në elitën e këtij vendi. Prej 2010 ai ka drejtuar në Ligën e Kampionëve dhe ndeshje e tij e parë ishte mes Copenhagen dhe Panathinaikos, që foli 2-0 për danezët.

Në ndeshjen Moldavi - Shqipëri, ndihmësa të tij do jenë Francis Connor, David McGeachie dhe Kevin Clancy, të gjithë skocezë dhe bashkëkombas të Collum. Ndeshja e fundit e drejtuar nga Collum ishte dy ditë më parë, me Celtic që fitoi 6-0 me Aberdeen në elitën skoceze, duke dhënë tre kartona të verdhë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?