Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

24 Nëntor, 19:34| Përditesimi: 24 Nëntor, 19:40

  • Share

Fier- Latif Kazanxhiu prej më shumë se 20 vitesh përcjell tek brezat e rinj të komunitetit rom në Baltëz e Mbrostar të Fierit, dashurinë për gjuhën, kulturën dhe traditat e komunitetit rom. 

Ai është themeluesi i organizatës “Rom Aktiv Albania” dhe një ndër mësuesit e  parë të gjuhës rome në Shqipëri, ndërsa dëshira e tij e hershme ka qenë që komuniteti rom të ketë përfshirje sociale dhe një qasje të barabartë, për të pushuar së qeni pjesë e marxhinalizuar në shoqëri. 

“Lidhur me arsimimin tim, prindërit kanë qenë ata që më kanë edukuar me frymën arsimdashëse, ndërsa tregon se gjuhën rome e kanë ruajtur vetëm në familje deri para viteve ‘ 90, ndërsa ndryshimi i sistemit na gjeti tërësisht të papërgatitur. Çdo parti politike kishte programin e vet, por komuniteti rom ishte jashtë vëmendjes së tyre. Në këto kushte u bëra nismëtar i organizatës “Rom Aktiv Albania” dhe mësova metodikën e gjuhës rome. Pas kësaj çdo ditë e jetës time ka qenë pranë fëmijëve romë për t’iu mësuar të shkruajnë e lexojnë gjuhën e nënës, por edhe për mbështetje shkollore në gjuhën shqip”, rrëfen ai. 

Kazanxhiu ndihet krenar teksa si rezultat i punës së tij 17 të rinj të komunitetet romë në Baltëz, kanë përfunduar studimet e larta dhe sot kërkojnë të angazhohen në administratë. 

Për të shqetësimi kryesor mbetet fakti se romishtja po harrohet, për shkak se shumica e tyre dinë vetëm ta flasin dhe jo ta shkruajnë, ndërsa të rinjtë hezitojnë edhe ta flasin.

Në klasën e hapur në një ambient shtëpie në Mbrostar, sot numërohen rreth 23 nxënës. Këtu, mësuesi rom përpiqet t’i japë orës mësimore të gjithë elementët e të nxënit, duke filluar nga një program pune i cili zbatohet me përpikëri si në çdo shkollë publike.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 25/11/2024 02:36

    Pune e shkelqyer,suksese mesuesit rom,sa me I shkolluar dhe I kulturuar te jete nje komunitet aq me shume perparon shoqeria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?