Foto ilustruese

Mësuesit francez të cilit  iu pre koka natën e mbrëmshme, kishte marrë kërcënime të shumta

17 Tetor 2020, 12:42| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 12:44

  • Share

Mësuesit francez të cilit  iu pre koka  natën e mbrëmshme në Paris njoftohet se kishte marrë kërcënime pasi u tregoi nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed, raportojnë mediat franceze.

Vrasja ndodhi ndërkohë që ende  po zhvillohet një gjyq në Paris për një sulmin terrorist në vitin 2015 mbi revistën satirike franceze Charlie Hebdo, e cila ishte në shënjestër për botimin e karikaturave.

Policia e ka identifikuar viktimën si 47-vjeçarin Samuel Paty, një mësues i historie dhe gjeografie, i cili kishte marrë një klasë për lirinë e shprehjes në fillim të muajit.

Thuhet se ai kishte treguar karikaturat e Profetit Muhamed ndërsa fliste për rastin e Charlie Hebdo.

Disa prindër myslimanë u ankuan në shkollë dhe mediat franceze raportojnë se Paty kishte marrë një numër kërcënimesh pas mbajtjes së asaj ore mësimi.

 Revista satirike, me anë të një postimi në Twitter shkroi "Intoleranca sapo arriti një prag të ri dhe duket se nuk do të ndalet nga asgjë për të imponuar terror në vendin tonë."

Franca ka parë një valë të dhunës islamike që nga sulmi i vitit 2015 ndaj Charlie Hebdo që la të vdekur 12 persona, përfshirë karikaturistët e famshëm.

Tre javë më parë, ndërsa filloi gjyqi, një burrë sulmoi dhe plagosi dy persona jashtë ish zyrave të revistës.

 Të gjithë kanë reaguar kundër këtij sulmit, Në Asamblenë Kombëtare, anëtarët  mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mësuesin e ndjerë dhe për të dënuar "sulmin e egër terrorist".

Krerët e komunitetit myslimanë në Francë gjithashtu dënuan sulmin., duke theksuar se nuk është aspak civilizim kur vritet një person i pafajshëm por barbaritet.

 


Lajmi kryesor:

Mësuesit i presin kokën në mes të rrugës se nxori karikaturat e 'Charlie Hebdo'/ Macron: Sulm terrorist, u vra se mësoi lirinë e shprehjes


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?