Top 24
Drejt Punës

Mësuesja e gjuhës shqipe, Anjeza Shatku, dëshiron që të gjithë të flasim e shkruajmë bukur gjuhën tonë

23 Maj 2019, 18:09| Përditesimi: 23 Maj 2019, 18:18

  • Share

Njerëzit që dashurojnë profesionin e tyre kanë një të përbashkët: Nuk kursehen të përcjellin më të mirën kurdoherë e për të gjithë. Nisma e veçantë e Anjezës, mësuesja e shkollës private World Academy of Tirana, ishte mëse individuale; e shqetësuar për nivelin e gjuhës shqipe të shkruar e të folur në shkolla, në politikë, në media e në shoqëri, ajo vendosi të flasë për të gjithë.

Kështu, me një kamera të ReportTV, çdo të hënë paradite, ajo shpjegon në vetëm 5 minuta se si shkruhen saktë e shqiptohen saktë fjalët në gjuhën shqipe dhe si mund të shmangen fjalë të huaja të përdorura pa pasur nevojë.

Rubrika e mësuese Anjeza Shatkut është dhe në faqen online Shqiptarja.com dhe sot ka arritur në pjesën e nëntë të saj. Lehtësia e shpërndarjes online bën që ajo të shndërrohet në një rubrikë të dashur edhe për shumë shqiptarë që jetojnë në botë: Nga SHBA, Kanada e Australi emigrantë dhe fëmijët e tyre kanë mundësi të mësojnë e përmirësojnë dijet e tyre për gjuhën tonë të dashur.

Ja ku mund ta ndiqni sa herë të keni dyshimet tuaja për fjalë në gjuhën shqipe: 

KLIKONI KËTU për të ndjekur mësimet

Mirëdita Mësuese Mësimi 9

G.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • adamo311: 02/06/2019 17:06

    Si per shembull: maxhorance, divorcim, konspiracion, i ekzituar, papafingo ..., feminizimi i gjuhes: keto futbollistet, deputetet,... Citim i nje komenti i postuar tek nje kenge: KTO Dardanet dijne te bejn muzik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?