BRITANI E MADHE- Të pasqyrojnë fantazinë e pastër në një letër që e shndërrojnë në një pikturë mendimesh, është gjëja e preferuar e fëmijëve.
Ata që në vegjëli duhet të mësohen se në art nuk ka rregulla dhe definicione.
Historia e pikturës së një vajze të vogël britanike, mësuesja e së cilës i tha se ajo që kishte pikturuar ishte e gabuar, po bën xhiron botës online.
Vogëlushja 6-vjeçare, Edie u zhgënjye shumë nga komentet e mësueses mbi vizatimin e saj. Ajo i tregoi mamit të saj e cila e revoltuar, fotografoi pikturën dhe e postoi në rrjetin e saj social Instagram duke shkruar “Vajza ime 6-vjeçare vizatoi këtë pikturë të mrekullueshme në klubin e artit në shkollën e saj. Mësuesja e saj e arit i tha se ajo e bëri gabim?! Nuk mund të bësh art gabim! Ajo ishte shumë e mërzitur pasi arit është gjëja e saj e preferuar. Mund të suportoni Edien dhe t’i tregoni se ju pëlqen piktura e saj?.”.
Pasi piktura e vogëlushes u publikua online, mijëra komente nga qytetarë të thjesht, mësues arti dhe figura publike kanë suportuar Edien dhe krijimin e saj artistik. Shumë prej tyre kanë kërkuar edhe ta blejnë pikturën e 6-vjeçares.
“Jam një drejtuese arti dhe kulture nga Detroit. Të lutem pyete Edien kur mund të blejë pikturën e saj. Është shumë e bukur, e dua!”, shkruan Rochelle Riley, një drejtuese arti nga SHBA.
“Arti nuk ka rregulla! Edie...do doja të krijoja me kaq liri sa ty!”, shkruan piktori David Garibaldi.
Piktura e Ediet tashmë ka “pushtuar” rrjetin dhe po merr mbështetjen e mjëra qytetarëve.
Komente

qenga si mesueset e REALIZMIT SOCIALIST
Përgjigju