Për të justifikuar sulmet ndaj policisë dhe institucioneve me shishe molotov, gurë dhe shashka, Lulzim Basha thotë se e bën për "të bërë Shqipërinë një vend normal, si gjithë vendet e Bashkimit Europian". Në Itali, vend themelues i Bashkimit Europian, një mësuese 37 vjeçare Lavinia Flavia Cassaro, është nën hetim nga prokuroria sepse ofendoi me fjalë gjatë një proteste qytetarësh forcat e policisë që po vëzhgonin protestën. Për të njëjtën arsye ministria e arsimit e ka pyshuar nga puna, vendim i konfirmuar pak ditë më parë edhe nga gjykata e Torinos. Të gjitha partitë italiane, të djathta e të majta, mbështetën veprimin e policisë dhe vendimin e gjykatës.
Por çfarë veprimi kaq të rëndë kishte bërë mësuesja që humbi vendin e punës deri në rrezikimin e burgut? Gjatë një proteste kishte thirrur kundër policëve: "Frikacakë, duhet të vdisni, fashistë". Gruaja shpjegoi se nuk donte t'i uronte vdekjen policëve si individë, "por aparatit që mbron fashizmin". Asnjë dhunë fizike, asnjë gur, asnjë shishe molotov, asnjë shashkë. Vetëm fjalë që prokuroria i ka konsideruar si ofenduese për dinjitetin e policëve, pra të institucioneve shtetërore. Ministria italian e Arsimit e pushoi nga puna duke shpjeguar se një mësuese që nuk tregon respekt për institucionet, nuk mund të jetë një shembull i mirë për nxënësit e vet dhe për këtë arsye iu hoq e drejta për të dhënë mësim në shkolla. Vendim i konfirmuar edhe nga një gjykatës.
Duke parë se çfarë po ndodh këto ditë në Shqipëri, Italia duke planeti Mars. Çfarë bëri më të rëndë mësuesja Lavinia Flavia Cassaro, nga Sahit Dollapi dhe militantët e PD dhe LSI?
Mesusja italione e paska ngrene per i fjale goje, Dollapi me shoke na cane dollapin me keto protesta idiote
PërgjigjuJu artikullshkruesit e kini shume mire qe ballafaqoni keto dy raste , por me kemi nje opozite qe gjithmon duan dhune, djegje ,kercenime me fjalor rruge , asnjehere mbeshtetje per policine Kur ke te besh me te tille prokuroria te ndjeke penalisht Bashen e Kokemadhen qe te mesohen se ne pushtet vihet me vote jo me dhune
PërgjigjuMe fal o "zoteri" Sait po kur re tamam si dollap re.Po hajde se fundi eshte deri sa te "dekoroheni" nga gjykata.
Përgjigju