Foto Ilustruese

Politikë

Mësuesja nga Librazhdi ngeli e papunë, platforma e bashkëqeverisjes i siguron kontratën e re

21 Nëntor 2018, 16:19| Përditesimi: 21 Nëntor 2018, 22:15

  • Share

Një mësuese nga Librazhdi që deri më tani rezultonte e papunë, sot ka siguruar sërish një vend pune në profesionin e saj. 

Bëhet fjalë për Klodiana Alla, e cila ishte punësuar në vitin 2015 përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Mësueses së Gjuhë-Letërsisë iu mbyll klasa në shkollën ku punonte për shkak të uljes së numrit të nxënësve, e kësisoj, ajo ngeli e papunë. 

Alla u ankua për situatën në platformën Shqipëriaqëduam.al dhe brenda dhjetë ditësh rasti i saj u trajtua nga Ministria e Arsimit. Sot, Klodiana Alla ka një kontratë definitive si mësuese në një nga fshatrat e Librazhdit.

“Shqipëria që duam" është një platformë e ndërmarrë nga qeveria aktuale, për të mundësuar ndërveprimin e kësaj të fundit me qytetarët. 

Komento

Komente

  • Të Mjerët.: 21/11/2018 16:49

    Bravo ky është shtet... Jo ore po do punë mësuesi e gjen menjëherë, do punë infermieri po prap me një herë e kështu me radhë Jetuan të gjithë të pa lumtur e të pa gëzuar derisa një ditë fituan llotarinë Amerikane dhe ikën përgjithmonë nga Shqipëria...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?