Ilir Meta

Politikë

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: 'Të humbura' si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

3 Qershor, 21:35| Përditesimi: 3 Qershor, 21:58

  • Share

Presidenti i PL, Ilir Meta ka komentuar pretendimin e Partisë Demokratike se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se 130 mijë fletë votimi ''të humbura'' si 130 milion eurot e ''avulluara'' të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. 

'130 mijë fletë votimi ''të humbura'' si 130 milion eurot e ''avulluara'' të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston. Në Narkoshtetin e Edi Ramës mund të ndodhin krime intelektuale kaq të sofistikuara: Humbin votat, siç zhduken paratë e taksapaguesve. Asnjë përgjegjësi, asnjë transparencë.

Vjedhin 130 milion euro për një incenerator që nuk e ndërtuan kurrë — tani zhdukin edhe 130 mijë fletë votimj, si të ishin mbetje për djegie. Në këtë vend ku vetëm plehrat nuk digjen por "digjet" vota, atëherë bashkë me të është djegur demokracia, shteti i së drejtës dhe e ardhmja e vendit.

Kurrë nuk mund të pranohet ky terrorizëm elektoral!', shkruan ai. 

Ndërkohë, sot KAS i rrëzoi kërkesën demokratëve për të hapur 43 kuti votimi në Vlorë, ku ishte deklaruar 0 fletë votimi e papërdorur. Partia Demokratike pretendon se në të gjithë vendin mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura. Sipas PD, diferenca mes fletëve të prodhuara dhe atyre të raportuara si të votuara, të papërdorura apo të dëmtuara nuk përputhet. KQZ sqaroi se gjithçka ka ardhur nga pasaktësi teknike në procesverbalet e disa qendrave të votimit, si edhe nuk janë pasqyruar fletët e votimit për 74 QV, ku është aplikuar votimi elektronik.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?