Ilir Meta

Politikë

Meta: 38 milionë euro janë grabitur nga programi i IPARD! Të hetohet ky abuzim

10 Tetor, 16:29| Përditesimi: 10 Tetor, 16:33

  • Share

Presidenti i PL-së Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë se ka vjedhur 38 milionë euro nga fondet e IPARD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se bujqësia është sektori më pak i financuar dhe se fermerët shqiptar humbin 112 milionë euro nga fondet e Bashkimit Europian.

Më tej ai shkruan se ky abuzim duhet që të hetohet, sepse sipas tij, vjedhja e fondeve të IPARD, është një emergjencë kombëtare.

Postimi i plotë i Metës:

Deri më tani janë të paktën 38 milion euro të grabitura nga programi IPARD për mbështetjen e Bujqësisë shqiptare.

Fondet e ndihmës që duhej të shkonin për mbështetjen e fermerëve, kanë përfunduar te inceneratorët që nuk ekzistojnë, në xhepat e korrupsionit të klientëve të pushtetit dhe te patronazhistët.

Sikur të mos mjaftonte fakti që Bujqësia është sot jo vetëm sektori më i nënfinancuar, por edhe më i diskriminuar, çdo vit fermerët shqiptarë humbin 112 milionë euro fonde ndihme nga Bashkimi Europian, sepse për Qeverinë vjedhja e buxhetit të shtetit nuk mjafton më.

Prandaj hetimi i abuzimit me fondet IPARD është një emergjencë kombëtare, për të ndalur shpopullimin, për të shpëtuar Bujqësinë nga falimenti nëpërmjet zhbllokimit të fondeve të BE dhe për t'i rikthyer dinjitetin fermerit shqiptar.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?