TIRANW- Presidenti Ilir Meta zgjodhi t'i përgjigjet pyetjes së Report Tv për një rast konkret të dhënies së 419 nënshtetësive me procedurë të përshpejtuar, por sërish la një mal me pikëpyetje dhe mister. Bëhet fjalë për futbollistin afrikan që luan me skuadrën e Tiranës, Winnful Essua Joseph Cobbina, të cilin presidenti e pajisi me nënshtetësi shqiptar më 28 shtator 2020, në të njëjtën ditë që kishte protokolluar kërkesën e presidentit të Klubit, Refik Halili.
Cili ka qenë kriteri për të vlerësuar si vlerë kombëtare dhe për t'i dhënë nënshtetësinë brenda 8 orëve një futbollisti të pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit?, ishte pyetja që gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri ngriti ndaj presidentit në konferencën për mediat, që mesa duket nuk e gjeti të papërgatitur kreun e shtetit.
Teksa foli gjatë për Kodin zgjedhor që e ka kthyer për rishqyrtim, Meta i kishte marrë masat edhe për skandalin me dhënien e nënshtetësive që Report Tv ka investiguar prej disa ditësh dhe që ka sjellë shumë reagime jo vetëm në sferën politike, por edhe më gjerë. Sapo u njoftua me pyetjen, presidenti tregoi fshehtas para kamerave një dosje, brenda së cilës pretendon të gjenden një sërë dokumentesh që sipas tij faktojnë se përpara se të firmosë nënshtetësinë, janë bërë verifikimet nga institucionet përkatëse të sigurisë kombëtare, përfshi edhe rastin e Cobbinës.
"Unë jam njeri i ligjit dhe i shtetit. Kjo është dosja për futbollistin e Tiranës të cilësuar nga mediat pararojë të kryeministrit si terrorist, më pas kur u pa që iu fik kjo punë u përpoq ta ndizte dhe vet duke u ekspozuar dhe vet si një kryeministër i papërgjegjshëm. Këtu tek kjo dosje është edhe dokumenti i institucionit përkatës që konfirmon që nuk disponohet asnjë e dhënë që cenohet siguria kombëtare, sipas ligjit për futbollistin në fjalë. Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo ekip të Shqipërisë në arenën kombëtare është në interes edhe kombëtar dhe publik dhe besoj kjo është sqaruar shumë qartë edhe nga drejtuesit e klubit dhe federatës të cilët kanë bërë këtë kërkesë urgjente për presidentin para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte. Dakort", tha Meta.
Në kopertinë, dosja nuk përmban asnjë të dhënë, numër apo detaj identifikues, pra është bosh, ndërsa për dokumentet në brendësi, kreu i shtetit u mbrojt duke thënë se nuk i bën dot publike pasi janë sekret shtetëror.
"Nuk mund të jap dokumentet, se janë dokumente sekret shtetëror, për 10 vite janë të klasifikuara, dhe nuk duhet të ekspozohet as institucioni përkatës, por gjithçka është bërë në respekt me Kushtetutën dhe ligjit", shtoi Meta.
Kreu i shtetit tha se verifikimi i pretenduar për futbollistin afrikan, kapur nga policia më qershor 2019, dhe marrë i pandehur nga prokuroria për falsifikim të lejes së qëndrimit në tetor 2019, është bërë nga "institucioni përkatës i sigurisë kombëtare për raste të tilla". Ky institucion që Meta nuk përmend me emër, me shumë gjasë është Shërbimi Informativ Shtetëror. Pra, pyetja që mbetet pa përgjigje, është se si një institucion i bëri verifikimet për 8 orë, kur ky afat nuk i mjafton as postës për të dërguar shkresat?! Nuk ka asnjë mundësi verifikimi, pra që SHISH të ketë marrë informacione tek autoritetet ganeze, për të shkuarën e futbollistit, brenda tetë orëve, nga koha e protokollimit të kërkesës nga Presidenti për dhënie nënshtetësie. Nëse pretendimi i verifikimit është i vërtetë, Meta përfshin në skandalin e tij, Shërbimin Informativ Shtetëror, i cili bën verifikimet në këto raste.
Presidenti Meta sot tentoi të zhvendoste përgjegjësinë tek aktorë të tjerë, sa i takon dhënies së nënshtetësinë personazheve të dyshimtë nga Kosova.
"Sa i takon familjarëve të heronjve UÇK, që për arsye të ndryshme. se dihet për kufizimet që ka Kosova, në respekt edhe të propozimeve të ndryshme që kanë ardhur nga Presidenti, kryeministri ministri i jashtë në Kosovës apo dhe ambasada e republikës së Shqipërisë, tani unë e kuptoj që për këlyshët e UDB ata terrorist quhen,akoma, por ata janë familjarë të heronjve, patriotëve dhe të atdhetarëve", tha ai.
Gjatë tre viteve Meta ka firmosur rreth 1800 nënshtetësi, 850 i ka firmosur si të veçanta, pra VIP, 419 nënshtetësi me procedurë të përshpejtuar, i ka firmosur pa asnjë kërkesë nga institucionet shqiptare.
Meta tregon para kamerës dosjen bosh, thotë se i përket futbollistit afrikan
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se futbollisti i Tiranës, Cobina është verifikuar, duke mos treguar se nga cili institicion, e mbi të gjitha është shprehur se dokumentet nuk i bën publike sepse janë sekret shtetëror.
Pyetja nga Klesiana Omeri: Cili ka qenë kriteri për të vlerësuar si vlerë kombëtare dhe t'i japë nënshtetësinë brenda 8 orëve një futbollisti të pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit?
Presidenti: Ju cilit televizion jeni?
Gazetarja: Nga Report Tv
Presidenti: E dija që do bënit një pyetje patjetër meqenëse janë bërë disa përgojime absurde për të shmangur vëmendjen nga përpjekja për të shkatërruar zgjedhjet, nga menaxhimi i dobët i qeverisë të mjekëve të infermierëve të situatës së pandemisë, Shqipëria është vendi që ka investuar më pak për të ndihmuar popullsinë dhe të gjitha shtresat që preken nga pandemia, si nga aspekti i shëndetit dhe si në planin e mbështetjes ekonomike për biznesin dhe ata që kanë humbur vendin e punës dhe shumë çështje të tjera janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme. Unë jam njeri i ligjit dhei shtetit. Kjo është dosja për futbollistin e Tiranës të cilësuar nga mediat pararojë të kryeministrit si terrorist, më pas kur u pa që iu fik kjo punë u përpoq ta ndizte dhe vet duke u ekspozuar dhe vet si një kryeministër i papërgjegjshëm. Këtu tek kjo dosje është edhe dokumenti i institucionit përkatës që konfirmon që nuk disponohet asnjë e dhënë që cenohet siguria kombëtare, sipas ligjit për futbollistin në fjalë. Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo ekip të Shqipërisë në arenën kombëtare është në interes edhe kombëtar dhe publik dhe besoj kjo është sqaruar shumë qartë edhe nga drejtuesit e klubit dhe federatës të cilët kanë bërë këtë kërkesë urgjente për presidentin para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar ligjin në mënyrën më strikte. Dakort?
kalojmë dhe tek tjetra, meqënëse ka 20 vjet që merret me Ylli Pangon.
Kjo këtu (tregon para kamerave një dokument) është konfirmimi nga institucioni përkatës i sigurisë kombëtare për raste të tilla që edhe zonja ukrainase nuk ka asnjë problem për sigurinë kombëtare, dhe ka 8 vjet që kanë kërkuar dhe duhet ta kishin marrë për 3 vite sipas procedurave normale.
Tek procedura e posacme, kur i intereson qeverisë ekziston ligji për procedurat e poscme, kur nuk i intereson,nuk ekziston.
Ish-ministrja e Arsimit nëse nuk do ishin ndjekur me kërkesë të vetë qeverisë procedurat e posaçme nuk do kishte qenë as zv.ministre, as ministre, dhe do i duheshin dhe nga 2 vite të tjerë të bëhej shtetase e Republikës Shqipërisë. Kështu kemi edhe raste të tjera që unë nuk dua t'i përmend se jam në presidencë dhe nuk përgojoj askënd.
Së dyti, nuk mund të jap dokumentet, se janë dokumente sekret shtetëror, për 10 vite janë të klasifikuara, dhe nuk duhet të ekspozohet as institucioni përkatës, por gjithçka është bërë në respekt me Kushtetutën dhe ligjit.
Sa i takon familjarëve të heronjve UÇK, që për arsye të ndryshme. se dihet për kufizimet që ka Kosova, në respekt edhe të propozimeve të ndryshme që kanë ardhur nga Presidenti, kryeministri ministri i jashtë në Kosovës apo dhe ambasada e republikës së Shqipërisë, tani unë e kuptoj që për këlyshët e UDB ata terrorist quhen,akoma, por ata janë familjarë të heronjve, patriotëve dhe të atdhetarëve.
Grevës së naftëtarëve i është bashkuar dhe Presidentin Ilir Meta teksa në bashkëbisedim me mediat i bën thirrje qeverisë që të reagojë sa më shpejt në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
"Për të dialoguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme. Pa u përshkallëzuar kjo stiuatë pa pasoja. Është e rëndësishme të bëhet çdo pëpjekje shtetëror dhe njerëzor që të zgjidhet kjo çështje e rëndë sociale" - tha Meta.
Presidenti Ilir Meta ka hequr mundësinë e djegies së mandateve të deputetëve nga ana e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se Presidenti nuk kërkon të nxisë protesta por nëse do të ketë përpjekje për të shtypur të drejtat e qytetarëve, tha se nuk do pres popullin për t'i dhënë drejtim kësaj çështje.
"Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit, populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri. Qëllimi i Presidentit nuk është të nxisë protesta. Por në kushte kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e qytetarëve shqiptarë në interes të një pakice, vendos një mur në rrugën europiane në BE, Presidenti e di se çfarë do populli shqiptar. Nuk do pres popullin t'i japë drejtim kësaj çështje" - tha Meta.
Presidenti Ilir Meta e ka përjashtuar si mundësi që të ulë në një tryezë palët politike bë vend për të diskutuar për Kodin Zgjedhor. Kjo sepse sipas tij, detyra e vetme e tyre është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.
"Meta nuk ka çfarë takimi të zhvillojë se marrëveshja është firmosur më 5 qershor dhe ka një detyrë të gjithë, duhet ta respektojmë, dhe unë po e respektoj duke kërkuar reflektim. Se si do të reagojë mazhranca apo kuvendi një partiak është punë e tyre, presidenti do të votojë gjithnjë në lartësinë e detyrës. Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri", tha Meta.
Ha,ha,ha,Likja me kujton nje histori me Trump para ca kohesh dhe po j'ua tregoj:TV amerikane thone qe Biden I pelqen shume akulloret,dhe nje dite kur doli me akullore ne dore nga nje embeltore,gazetaret e pranishem e pyeten se me cfare essence e kishte marre.Trump me vone ishte ankuar se gazetaret nuk e pyesin kurre ate se cfare I pelqen.Me ne fund kur nje gazetar e pyeti se cfare milkshake preferon,Trump nuk pranoi te pergjigjej duke thene se do ta tregonte vite me vone kur te mos ishte me president.Keshtu dhe Likja mban sekret info.per Cubinen,a thua se di sekretet e armeve nukleare.
PërgjigjuCfar po ben spaku pse nuk merret nen akuze ky palo ordiner matrapaz. Cfar presin me ti ngrihet populli ta shqyej kete funderrine ? Merreni nen akuze se do i dali flaka ketij funderrine ky smund te tallet me nje shtet e nje popull te tere. Ka ardhur ora o ne populli ta shqyejme o ju ta nxirrni para akuzes.ska rruge te tjeter. Boll më me kte pacavure
PërgjigjuVar veten o ilir qelbesira o bajge
PërgjigjuO President qe i paqene je kij kujdes Se nje shprehje popullore kemi ne na Vlora Po kalove permbi Hunj Kujdes se mund te Rresqase kemba edhe mund te hyj ndonje prej dyre Se eshte e veshtire te dali me Se me shume Tatepjete e ke marre qe kur Amerikanet e ngriten me ne fund Spakun Aida te con te fala Me qetesi dhe dashuri?⛓
Përgjigjuka filluar te hidhet ne sulm duke perfshire istitucionet e tjera se e ka zene frika se se shpejti do te publikohen qe keto nenshtetesi jane dhene duke u shitur me mijra Euro.
PërgjigjuEshte e ditur qe ambasadori yne ne Prishtine,ka nje lidhje sh te ngushte me Ilir Meten..... verifikoni,se sa nga keto propozimet,per dhenie nenshtetesie,kane ardhur nepermjet tij !? Ka shume mundesi,te jete,njefare “ndermjetesi”,per rastet nga Kosova.. Lymi Tutit
PërgjigjuT'i hapësh rrugë budallait deri sa të bëhet president për fat të keq vetëm në Shqipëri e në pak vende ndodh.
PërgjigjuO bajge qesharake, o hajdut ordiner
PërgjigjuShtet legen e president legen e pushtetar legena , kam 25 vjet neper bot e mezi kam marr nej nenshtetsi Te dhjere qe kam kerku mbi 20 shtete Te botes,e vje afrikani per 8 ore merr pashaport
PërgjigjuLili buallai ketu te porti ne vlore do kishte dhene nje pergjigje me te zgjuar shkelqesi.mos ke shkel ndonje ufo ti se era mut ka kohe qe e nuhasim.po ti zogu I xhaxhit qenke koqe fare. Po ndenjte akoma president edi rama do ta nxjerri bojen fare pa folur fare. Shpeton vetem po bere vetvrasje me varje
PërgjigjuPo ju qendruat 2vjet me komisjonin per shkarkimin eMetes dhe dolet bllof prap komisjon ju edi qe do ta fshini mesazhin po une po edergoj per te qen isinqert me veten ae ju dergoni vetem msazhet kunder se do vertetoni sondazhin tuaj
PërgjigjuUee cfar ordineri as te genjej nuk di o zot cfar shpifesire. Hiqeni mos e nxirrni me ne tv se na i solli zorret ne goje qelbesira
PërgjigjuCfar verifikimi i esht ber futbollistit qe esht sekret shtetror kur leja e tij e qendrimit eshte fallso? Rama esht njelloj si Likja derisa nuk e shkarkoi si president prandaj mos prisni asgje nga kjo politik.Gjith ja din njeri tjetrit krimet qe kan ber ne ket popull dhe nuk e prekin njeri tjetrin.Tani do kerkojn votat
PërgjigjuMendon se po shantazhon ky Pordhsidenti. Po ti kishe fakte e prova sdo rrije nje sekonde pa i dorezuar. mendon se do ja hedhesh lehte. ty te iku fytyra sapo ta permenden...ti e di se cpo te pret...plehre
PërgjigjuNiveli i fantazise zero o Like, meso nga Saliu sa bukur i qendis historite e skandaleve te tij. Cfare ka per sekret shteteror dhenia e shtetesise per futbollistin afrikan o pazarxhi i rendomte, o butak qe zvarritesh ne jarget e tua?!
Përgjigju