Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO masën arrest me burg të caktuar ndaj tij për hetimet e lobimit të LSI në SHBA, si edhe skandalin CEZ-DIA. Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Meta është ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë. Gjokutaj tha se vendimi është një ‘thashethem’.
“Qëndrimi jonë ishte që në fillim kundër kërkesës së SPAK dhe vendimit të gjykatës që caktoi këtë masë. S’kanë asnjë lloj kushti për t’u vendosur. Meta ka qenë në dispozicion të hetimi gjithmonë, ky është një vendim i tipit thashethem. Vendim që bazohet në hamendësime, në ndërthurje me hamendësim të rrethanave të caktuara. Te pjesa e mosdeklarimit të pasurisë situata është krejt tjetër, po e investigojmë dhe nuk bëjmë dot të ditur më shumë”, u shpreh Gjokutaj.
I pyetur nëse do bëjnë kallëzim ndaj Forcave Operacionale për pretneidmet që kanë ndaj arrestimit të Metës, Gjokutaj tha për gazetarët se do presin nëse Policia do i përgjigjet kërkesës së Partisë së Lirisë për t’iu vënë në dispozicion emrat e policëve që morën pjesë në operacion.
“Deputetët e Partisë së Lirisë kanë depozituar kërkesë për informacion në lidhje me këtë çështje, të shikojmë se çdo na thotë policia, çfarë përgjigje do japë, ne kallëzimin e kemi gati për ta dorëzuar. E kërkojmë të dokumentuar që të bëjmë një kallëzim dinjitoz për të vënë në vend ligjin e shkelur dhe për të parandaluar precedentë të tillë të llahtarshëm”, tha Gjokutaj.
Lajmi kryesor:
Lobimi në SHBA dhe CEZ-DIA, Meta kërkon lirinë, Kryemadhi ankimon detyrimin e paraqitjes! Monika në SPAK: Do u tregoj të vërtetat e ‘satelitëve’ të Shqipërisë
SI.E.//ReportTv.al