Ish presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg.
Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Meta pretendon se vendimet e 3 gjykatave: Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Apelit, dhe Gjykatës së Shkallës të Parë, për masën arrest me burg ndaj tij, janë antikushtetuese, pasi shkelin Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se po mbahet në qeli pa akuzë.
Në ankimimin e hartuar nga avokatët e ish presidentit Meta thuhet se ky i fundit është shoqëruar me dhunë fizike nga forcat e armatosura speciale, duke cenuar rëndë integritetin e tij dhe se në këtë proces, nuk është respektuar dinjiteti njerëzor.
Kreu i Partisë së Lirisë këmbëngul se përdorimi i forcës ka qenë joproporcional dhe jo i nevojshëm, pasi nuk ka prova që ai ka rezistuar apo përbënte rrezik, dhe se në momentin e arrestimit nuk i është komunikuar asnjë arsye, duke shkelur standardet procedurale të një ndalimi të ligjshëm.
Në kërkesë pretendohet se autoritetet kanë shmangur mundësinë e një thirrjeje të rregullt, siç kishte ndodhur më parë, duke e zëvendësuar me një operacion të dhunshëm publik dhe se nuk është marrë parasysh statusi politik dhe institucional i ish presidentit.
Tjetër pretendim është se qjyqtarët që shqyrtuan çështjen janë subjekt i një mbikëqyrjeje të vazhdueshme nga BKH dhe SPAK, çka cenon pavarësinë e tyre sipas Metës.
Sistemi nuk garanton gjykim të paanshëm, pasi gjyqtarët nuk janë të mbrojtur nga ndikimet e pushtetit ekzekutiv dhe strukturave të ndjekjes, thuhet në ankimim ndër të tjera.
“Në këtë kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kemi si shkak vendimet antikushtetuese të të tre gjykatave; Gjykatës Lartë, Gjykatës së Apelit, dhe Gjykatës së Shkallës të Parë, vendime që kanë cënuar rëndë liritë, Kushtetutën, ligjin procedural penal, por edhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket heqjes së lirisë, duke vendosur në masë shtrënguese arrest në burg, ish-Presidentin e Republikës, ish-Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, pa akuzë konkrete por vetëm me dyshime si person nën hetim”, thuhet në kërkesë.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente

ATY.. ATY. TE RRISH QEN I NDYRE..HAJDUT I POSHTER...TI DO VARUR...ATY NE BURG...
Përgjigju