Politikë

Meta anuloi dekretin për 30 qershorin/ Fleckenstein: Nuk na takon të ndërhyjmë në politikën e brendshme

11 Qershor 2019, 12:33| Përditesimi: 11 Qershor 2019, 12:46

  • Share

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein komentoi nga aktiviteti me temë “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, të organizuar në Bruksel vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar dekretin e tij për zgjedhjet e 30 qershorit. Fleckenstein tha se kjo është një çështje që duhet marrë seriozisht por theksoi se nuk mund të përfshihet në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

“Kam lexuar që Presidenti  është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë”, tha Fleckenstein.

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe eurodeputetja Monika Makovei i bënë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të  çelin negociatat për Shqipërinë.

Komento

Komente

  • Tofiku: 11/06/2019 18:17

    O negociatat me Shqioerine ose perballuni me Rusine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?