Partia Socialiste nisi procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të paprecedentë për të anuluar pa afat zgjedhjet e 30 qershorit për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj. Rreth 55% e shqiptarëve që janë anketuar nga GPF Inspiring Research, janë përgjigjur se janë plotësisht dakord me këtë vendim. Rreth 40% shprehen se nuk janë aspak dakord me këtë nismë të mazhorancës, dhe rreth 6% janë të pavendosur, duke u përgjigjur, nuk e di. Të enjten në Kuvend për 5 orë do të diskutohet një rezolutë e PS-së më argumentet e tyre përse Presidenti Ilir Meta ka gabuar duke anuluar zgjedhjet me dekret. Ndërkohë, procedura e shkarkimit është në tjetër etapë e cila do të kërkohë kohë, nëse socialistët e finalizojnë nismën e ndërmarrë.
Lajmi kryesor:
Sondazhi i GPF në Report Tv/ 58.9% e shqiptarëve kundër dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve
G.M./xy/ReportTv.al