Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur Petrit Vasilit, i cili kërkonte informacion për dosjen e Autoritetit të Dosjeve ku rezulton se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Për këtë, Nikolla i bën me dije se ka njoftuar kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare.
“Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit. Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit”, iu përgjigj Nikolla.
Lajmi kryesor:
U quajti tronditëse përfshirjen e Metës në dosjet e informatorëve Sigurimit të Shtetit, Petrit Vasili letër Lindita Nikollës: Pse nuk u trondite për Gjykatën Kushtetuese?
S.C/ReportTv.al