Ilir Meta

Politikë

Meta bëhet nostalgjik nga qelia, ndan foton nga Alpet: Do të bëjmë gjithçka që këto bukuri të gëzohen nga të gjithë shqiptarët

20 Prill, 09:31| Përditesimi: 20 Prill, 09:33

  • Share

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është bërë nostalgjik dhe ka ndarë një foto të tijën të bërë në Alpe. Meta, i cili ndodhet prej muajsh në paraburgim, iu kërkon qytetarëve që të votojnë për të më 11 Maj, ndërsa shprehet se do të bëjnë gjithçka që këto bukuri natyrore të shihen nga të gjithë shqiptarët.

“Ju uroj një fundjavë të mbarë me pamjet madhështore të Alpeve tona.

Jam i lumtur që i kam promovuar me shumë pasion dhe energji bukuritë e mrekullueshme dhe fantastike të vendit tonë të dashur.

Do bëjmë gjithçka që këto bukuri të mund të shihen dhe të gëzohen nga të gjithë shqiptarët.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kim -Jong-il: 20/04/2025 10:00

    Meta është normalisht një njeri i mirë. Ai e ka përzier "shërbimin publik" me "biznesin familjar". Nuk ka mësuar mjaftueshëm në shkollë. Kështu që tani është në "kamp riedukimi". Më pas, mund t'i shërbejë publikut!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?