Presidenti Ilir Meta ne takim

Politikë

Meta bisedë me eurodeputeten Santos dhe ambasadorin Soreca: Do të bëj çdo përpjekje për zbatimin e të gjitha kushteve për integrimin! Duhen zgjedhje të lira

8 Dhjetor 2020, 14:44| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 14:58

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim online me raporteren për Shqipërinë në PE Isabel Santos dhe ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe në fokus të diskutimeve kanë pasur çështjen e negociatave.

Meta ka thekuar se do të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e plotë të gjitha kushteve që lidhen me integrimin e vendit tonë në BE.

" E sigurova se si President i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit. Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale", tha Meta.

Ndërkaq Kreu i Shtetit falënderon eurodeputetn Santos për projekt rezolutën për Shqipërinë me vëmendje të veçantë tek zgjedhjet e ardhshme, shpopullimi dhe liria e medias.

"Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca. Një falenderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cënimit të lirisë së medias në Shqipëri", shton ndër të tjera presidenti.

Komento

Komente

  • Me bllok në dor: 08/12/2020 16:13

    Ilir Meta e ërteta me bllok në dor e boni for. Iliri i përlau 700.000 mij euro e pastaj ngrefi ca idjot që i pagoi me nga një sufllaqe e gërthisnin : Ilir Meta e vërteta e ai që gërthiste më shum mori dy sufllaqe. O zot çe ka gjet Shqipin me njerëz të lloit ilir Meta e Vërteta po ksaj radhe o Ilir do shkosh për hor në reç o Iliri përç.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/12/2020 15:32

    O president leshi u beffsh mu... per pulat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?