Presidenti Ilir Meta dhe Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor

Meta bisedë telefonike me homologun e Sllovenisë: Duhet strategji për të dalë sa më shpejt nga pandemia

29 Qershor 2020, 16:30| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 16:31

  • Share

Situata shqetësuese e krijuar nga koronavirusi ka qenë në qendër të bisedës telefonike mes Presidentit Ilir Meta dhe homologut të tij të Sllovenisë Borut Pahor.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se të dy Presidentët ndanë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë.

“Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurt dhe të shpejtë nga pandemia”, thuhet në njoftim.

Krerët e shteteve vlerësuan marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat.

Presidenti Meta i shprehu Presidentit Pahor mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?