Përballë Presidentit Ilir Meta, që ishte i ftuar në ‘Kontrast’ në Report TV, analisti Lorenc Vangjeli komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasojat e saj.
Vangjeli pati edhe një ‘porosi’ për armiqtë e Metës teksa shtoi se ai mundet vetëm duke i dhënë paqen, pasi në luftë kthehet në një ‘boksier profesionist’.
“Askush nuk është në vendin e duhur në këtë histori. As Ilir Meta. Ai është një boksier profesionist që e kanë lënë në piano të luaje muzikë klasike. Është njeriu më i painteresuar për të qëndruar në Presidencë dhe mezi pret të jetë në detyrën e tij atje ku di ta bëjë atë më mirë. Nëse duan ta mundin, duhet t’i japin paqe. Në luftë është ndryshe. Edi Rama ka pasur të drejtë kur tha dy herë se është presidenti më i mirë që ka patur vendi. I dha një opozitë të çartur dhe shpesh herë edhe budallaqe, Ilir Metën si president. Është i mirë edhe sot që nuk kishte asnjë interes ‘ta vriste’ por ta viktimizonte dhe të mos shkarkohej. Askush nuk është në vendin e tij. Loja fillon pas pushimeve të verës” – tha Lorenc Vangjeli në Report TV përballë Presidentit, ndërkohë që Meta u 'shkri' së qeshuri.
Ai shtoi se prezenca e Metës në këtë moment në drejtimin e opozitës pavarësisht se mund të jetë nevojë e kësaj të fundit, nuk i intereson Kryeministrit.
“Ka dy fabula që nuk përputhen, ajo politike dhe ajo juridike. Ilir Meta nuk e do Presidencën, ndërsa Edi Ramës nuk i duhet Presidenca.
Ilir Meta do të ishte mirë t’i vinte çelësin asa zyre për të balancuar peshën e opozitës me mazhorancën. Prandaj them që Edi Rama ka qenë i painteresuar për ta shkarkuar.
Ta detyronte Ilir Metën të luante në piano, ndërkohë që nuk e lejonin dorezat e boksit. Nuk e ka kuptuar askush, por lajmi më i mirë në këtë histori është sistemi i drejtësisë” – tha Vangjeli.
Per cfare boksieri e ke llafin o i paguari agushit? Boksier i cicave te grave te lsi-se,apo i cicave te grave qe i ka vene burrat e tyre pronar te gjese se vjedhur. Ik ore ha ndonje sanduic te vila e lalzit nen shoqerine edhe te maces sasha.
PërgjigjuBoksier qe ka marre disa knockdown. Po thuaj o Vangjel me mire, eshte nje fshatar i pagedhendur, si ortaku i vet.
Përgjigju