Meta: Buxheti i shteti për 2021, më shumë para për PPP-të se luftën ndaj COVID-it

15 Dhjetor 2020, 13:42| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 13:47

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka risjellë edhe njëherë në vëmendje argumentet se përse ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, buxhetin për vitin 2021.

Meta sjell disa shifra, sipas së cilit për këtë vit është parashikuar që nga buxheti të shkojnë më shumë para për PPP-të sesa për luftën kundër  COVID-19.

 “Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 miliard lekë ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 miliard lekë ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan kreu i shtetit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?