Presidenti Ilir Meta edhe pse sulmet ndaj ndërkombëtarëve i ka të shumta, duket se gjatë tubimit ka vendosur të citojë presidentin e tretë të SHBA, Thomas Jefferson me shprehjen e tij 'kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri' duke bërë thirrje që populli të kthejë sovranitetin e tij.
'Ky akt synon të vejë në pikëpyetje sovranitetin e vendit. Duke votuar këtë akt të betimi pak orë para mbërritjes së Komisionit Venecias, jo për ta pyetur, por për të mbrojtur kreun e KED. Ky ligj u miratuar me qëllimin për të futur nga oxhaku dhe bërë anëtarët e gjykatës kushtuese kamikazët e rilindjes. Institucionet mohuan që kishin dhënë mendimin por këtij ligji antikushtetues. Një vend anëtar i NATOS- që bën thirrje për sigurimin e sovraniteti dhe mbrojtjen e Kushtetutës. Këta shpikën si të shenjtë afatin e Dvoranit dhe nuk e kanë mendjen te puçistët vendas dhe bashkëpunëtorët e tyre këtu brenda. Qytetarët nuk duhan të jetojnë më në një drejtësi të tillë që ofrojnë puçistët. Ata në krye të shtetit të kapur për krime të rënda kushtetuese, drejtësia fatkeqësisht i ndërron. Historia na ka mësuar se edhe Hitleri me anë të ligjeve antikushtetuese e instaloi diktaturën e tij. Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, kur qeveria ka frikë nga populli aty ka liri', tha Meta
Lajmi kryesor:
2 orë tubim/ Meta: Pas 15 marsit firmos shpërndarjen e parlamentit!...Kërcënon të mësyjë Kuvendin nëse 'dekreti nuk merret seriozisht' (VIDEO)
//ReportTv.al