Meta dekoron atentatorin e perandorit të Italisë. Mesazh sovranist apo kërcënues?

27 Maj 2020, 14:33| Përditesimi: 27 Maj 2020, 17:36

  • Share

TIRANE-Presidenti Ilir Meta trazon sërish ujërat me mesazhet e koduara. Kreu i shtetit vlerësoi sot heroin e popullit Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin e atdhetarit antifashist. Por kush ishte Vasil Laçi? Më 17 maj 1941, 19-vjeçari, Vasil Laçi i veshur me një kostum kombëtar shqiptar sulmoi makinën e cila transportonte Viktor Emanueli III në Shqipëri.

Ngjarja ndodhi në rrugën e Durrësit kur Viktor Emanueli i III-të kishte mbaruar vizitën e tij shtatë ditore në Shqipëri. Ai qëlloi katër herë duke thirrur “Vdekje Fashizmit Liri Popullit”, por pa mundur të vrasë perandorin. Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë.

Por përse e dekoroi kreu i shtetit sot Vasil Laçin? Referuar situatës aktuale politike që po kalon vendi dhe deklaratave të mëparshme të Presidentit se qeveria aktuale është kthyer në regjim, zgjedhja e momentit për të dekoruar heroin kombëtar duket si nje tjeter mesazh ne drejtim te nacionalizmit militant dhe sovranizmit, dhe kunder nderhyrjes te nderkmebtareve, qe po ushqen ne këto kohë qendrimet politike te kreut te Shtetit

Ilir Meta shprehet se madhështia e vërtetë e gjestit të Vasil Laçit është se ai u mëson brezave edhe sot që një njeri i vetëm mund të kontribuojë për të dhënë një mesazh të madh dhe frymëzues. Sipas tij çdo individ i thjeshtë mund të bëjë pjesën e tij në luftën kundër pushtimit dhe çdo lloj tiranie.

"Se një zjarr patriotizmi në zemrën e një njeriu të thjeshtë mund të sjellë një dritë të madhe në terrin e shtypjes, pushtimit dhe sundimit të një populli. Një liri, që nuk u fitua një herë e përgjithmonë dhe që nuk mund kurrë të jetë e tillë, por që duhet ruajtur dita-ditës ndaj çdo forme diktature apo tiranie. Ndaj çdo regjimi të çdo kohe që shtyp lirinë e fjalës, të mendimit, dhe të drejtave themeltare për të jetuar një jetë të denjë, sovrane dhe me integritet.

Populli shqiptar është një popull i pasur pasi ka në gjirin e vet të rinj e të reja, punëtorë dhe intelektualë, njerëz të zakonshëm të cilët e duan Shqipërinë dhe do përballen gjithnjë kundër çdo tiranie, madje njerëzit e thjeshtë japin shembujt më të mirë kur elitat korruptohen me tiranitë vendase apo të huaja.

Falë kësaj dashurie për lirinë, shqiptarët nuk do kthehen më kurrë në diktaturë, dhe i madh e i vogël në këtë vend nuk do lejojë instalimin e asnjë regjimi tiranik dhe anti-kombëtar, por ata do ecin përpara krenarë dhe me dinjitet drejtë së ardhmes demokratike dhe evropiane të vendit, një ëndërr lirie e heroit tonë Vasil Laçi, një ëndërr e çdo të riu shqiptar edhe sot e përgjithmonë” tha Meta.

Fjala e plotë e Presidentit Ilir Meta
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerësoi sot Heroin e PopullitVasil Laçi(pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin: “Atdhetarit antifashist, që me aktin e tij heroik dhe vetëflijues u tregoi të gjithë shqiptarëve e veçanërisht rinisë, se rruga drejt lirisë dhe çlirimit të atdheut kalonte vetëm përmes fuqizimit të rezistencës së paepur ndaj pushtuesve dhe gatishmërisë edhe për sakrificën më sublime. Atentati i tij kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, gjatë ceremonisë solemne të organizuar në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit u shpreh se:

“Sot me rastin e 79-vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, kam nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar.

Një djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar, i shtyrë vetëm nga liria dhe atdhedashuria kreu një akt heroik e vetëflijues që do mbetej në historinë e popullit shqiptar si simbol i qëndresës dhe i rezistencës ndaj pushtimit dhe tiranisë.

I veshur me kostum kombëtar shqipëtar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm.

Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë.

Vasil Laçi nuk ishte i shtyrë nga ideologjitë e kohës.

Por, diçka tjetër shumë më e madhe dhe më e fortë e shtyu Vasilin të kryente atë akt patriotik.

Ky ishte vetëm ideali dhe ndjenjat e krenarisë kombëtare.

‘E bëra për Shqipërinë!’ tha ai gjatë torturave dhe përpara ekzekutimit.

Një guxim i tillë i dha zemër një populli të tërë dhe shërbeu si frymëzim për Lëvizjen Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, duke sjellë çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit tonë nga pushtuesit.

Madhështia e vërtetë e gjestit të tij është se ai u mëson brezave edhe sot qënjë njeri i vetëm mund të kontribuojë për të dhënë një mesazh të madh dhe frymëzues.

Se çdo individ i thjeshtë mund të bëjë pjesën e tij në luftën kundër pushtimit dhe çdo lloj tiranie.

Se një zjarr patriotizmi në zemrën e një njeriu të thjeshtë mund të sjellë një dritë të madhe në terrin e shtypjes, pushtimit dhe sundimit të një populli.

Një shqiptar zemërluan tronditi një nga perandoritë më të mëdha të kohës.

Vasil Laçi mbetet hero edhe i ditëve të sotme. Duke i kujtuar brezave se liria nuk dhurohet por fitohet.

Se çdo formë tiranie kërkon qëndresë, reagim individual por edhe kombëtar.

Një popull që harron të kaluarën nuk e gjen dot rrugën për të ardhmen e tij për liri.

Ndaj edhe ne duhet të edukojmë më shumë brezat e rinj mbi historinë e heronjve tanë që ata të mësojnë dhe kuptojnë se sa e shtrenjtë ka qenë dhe është liria që ne gëzojmë sot.

Një liri, që nuk u fitua një herë e përgjithmonë dhe që nuk mund kurrë të jetë e tillë, por që duhet ruajtur dita-ditës ndaj çdo forme diktature apo tiranie.

Ndaj çdo regjimi të çdo kohe që shtyp lirinë e fjalës, të mendimit, dhe të drejtave themeltare për të jetuar një jetë të denjë, sovrane dhe me integritet.

Populli shqiptar është një popull i pasur pasi ka në gjirin e vet të rinj e të reja, punëtorë dhe intelektualë, njerëz të zakonshëm të cilët e duan Shqipërinë dhe do përballen gjithnjë kundër çdo tiranie, madje njerëzit e thjeshtë japin shembujt më të mirë kur elitat korruptohen me tiranitë vendase apo të huaja.

‘E vetmja gjë që lejon të keqen të triumfojë është kur njerëzit e mirë vendosin të mos bëjnë asgjë,’ - tha shtetari dhe filozofi britanik Edmund Burke.

‘Rroftë Shqipëria e lirë!’ ishte thirrja e fundit e Vasil Laçit, e cila vazhdon të bëjë jehonë edhe sot.

Ne nderojmë e krenohemi me të gjithë heronjtë tanë, por edhe me njerëzit e thjeshtë të mrekullueshëm, trima e patriotë që ka Shqipëria, të cilët në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të tyre nuk do lejojnë kurrë të shtypen e dhunohen më nga asnjë tirani.

Falë kësaj dashurie për lirinë, shqiptarët nuk do kthehen më kurrë në diktaturë, dhe i madh e i vogël në këtë vend nuk do lejojë instalimin e asnjë regjimi tiranik dhe anti-kombëtar, por ata do ecin përpara krenarë dhe me dinjitet drejtë së ardhmes demokratike dhe evropiane të vendit, një ëndërr lirie e heroit tonë Vasil Laçi, një ëndërr e çdo të riu shqiptar edhe sot e përgjithmonë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Snajperi: 28/05/2020 18:14

    Ky maskara president eshte akuzuar njehere si organizator atentatesh...te gjutha akuzat shkojne gabimjsht tek ky se ky eshte "engjell i perendise" . Tani po jep oferten "dekorate" per atentatore te rinj

    Përgjigju
  • Denis: 28/05/2020 14:07

    Po sikur te ishte vete Ambasadorja Kim qe nuk denjoi vete ta takonte "turí miun" ne çarkun e tij

    Përgjigju
  • labi: 28/05/2020 01:42

    Vasil Laçi hero i popullit sduhet as ta zesh ne goj or ndyrsire ti duhet te zesh ne goj (me nder muabetit)--vasil shahinin se rastesisht jeni dekoruar te dy me te njejten medalje nga feqinjet tan jugore. Shqiperia e Shqiptarve/ vdekje tradhtarve.

    Përgjigju
  • Iris: 28/05/2020 00:26

    Nenkuptimi eshte qe z.Meta po I duket vetja si V.LACI,i vetem kunder Rames,i vetem kunder Bashes,Berishes qe veprojne me koken e tyre ,per interesa te tyre,i vetem kunder ambasadoreve.S.d.q. nuk eshte as figura e pare as e fundit me te cilin e krahason veten ,por kesaj radhe me I permbajtur se me te tjerat,e neperfolen shume.

    Përgjigju
  • Lisi: 27/05/2020 23:57

    Ky likja sa here e sheh veten ngusht vlereson "Patriotat" qe luftonin krahe sllaveve dhe grekerve kunder shqiptareve

    Përgjigju
  • O tej: 27/05/2020 19:35

    Me duket se po i vjen ngordhja ketij presileshit?

    Përgjigju
  • A. N.: 27/05/2020 19:19

    S'kishte kohe te priste ambasadoren sepse po merrej me Vasil Lacin. :)

    Përgjigju
  • Fatmir Thomaraj: 27/05/2020 18:51

    Po mire ky persidenti jone nuk e din qe Vasil Laci eshte hero i popullit qe ne kohe te enverit

    Përgjigju
  • Haha: 27/05/2020 17:36

    Pritet nje atentator per Meten.Dekorim pas vdekjes

    Përgjigju
  • Miti: 27/05/2020 17:29

    Po Avni Rustemin qe vrau nje shqiptar tjeter i cili i kishte bere 1 mije te zeza Shqiperise e mban mend? Dekoroje dhe ate se ku i dihet ndjell dhe ti ndonje atentator qe te te heqe qafe sic Avniu qeroi Esatin.

    Përgjigju
    • Denis: 28/05/2020 13:55

      Shume e drejte. I ke rene ne koke ! "Turi miu " kerkon deshperimisht 1 viketime qe te beje "aktin heroik " por per kete te dekoroje pasardhesin e Avni Rustemit !! "Kush luan me zjarrin do digjet vete " .

  • UKU MOMLIT: 27/05/2020 16:57

    O likekembeplehu je ne jerm dhe ta besojme,po si kokegdhe qe ke qene tere jeten nuk nxorre asnje konkluzion kur ne dy apo tre heret e fundit qe vajte ne Amerike,THE VOICE OF AMERICA,te ka dh*er mu ne goje dhe je kthyer prej andej si qen i rrahur. Populli i ka pare keto dhe degjuar dhe priste nga ti nje reagim te zgjuar per te shpetuar cmund te shpetoje dhe te mendoje e realizojme te pakten nje dorheqie "te zgjuar shqiptare" po ti si torollak na krahasoje veten me ish presidentin kilian Salvador Alende!!! Hajde gomar shqiptar i skraparit hajde. E pate shume te lehte o kokgdhe qe largimin tend te mos e veshtirsoje me tere keto akte fallso,sa me shume te rezistosh e hedhesh vickla nacionaliste me bisht nga mbrapa aq me keq do e kesh. Nacionalizmi eshte streha e fundit e pushtetareve te korruptuar!

    Përgjigju
  • Tirona: 27/05/2020 16:30

    Zoti President !mos haro pa dekuruar dhe Avni Rustemin, I cili shume vite me pare se se Vasil Laci te kryente atentat ndaj nje nderkombetari , I cili ky atentat doli pa sukse, atentati qe beri Avni Ruastemi ndaj nje Hajduti te kombit te vet doli me sukses

    Përgjigju
  • Vlora: 27/05/2020 16:00

    Cfare humbje e madhe per shoket dhe te afermit. Tani je rruges per llesh.

    Përgjigju
  • Klodi: 27/05/2020 15:45

    Po bëni çmos që të krijoni nje furtunë, komplot, sherr, përçarje, luftë, e shumë gjëra të tjera të pavlera. Ndërruat edhe titullin e shkrimit e më kot ju doli. A nuk kishte ardhur në pozitat e pushtuesit Perandori Italian? Po ne vizitat e Ditës së Dëshmorëve nga Qeveria cili prej dy mesazheve ne titullin e këtij shkrimi mendoni ju se janë përcjellë?

    Përgjigju
  • Shqiptar: 27/05/2020 15:44

    Kush vret Ambasadoren e SHBA, la nje dekorate nga Ilir Meta dhe

    Përgjigju
  • AltinTop: 27/05/2020 15:44

    Na shpeto o Gjigand nga fashizmi dhe imperializmi Amerikan...prandaj duam te ikim nga shqiperia...na e qelben kete vend amerikanet dhe europianet...

    Përgjigju
  • Ela: 27/05/2020 14:53

    Shum mire ke bere zoti President po mu prgjigj mua,po lirise nga skllaverimi ekonomik qe ju u beni shqiptareve si mund ta konkretizojme?a mos valle me sekuestrim ? mu pergjigj >Zoti president Rrofte Shqiperia e lire nga ju hajdutet 30 vjecare!I nderuar President(per postin)ju po perpiqeni qe populli te kerkoj LIRI ? nga kush?.Zoti President kete liri qe duam ne si popull ,ju e kuptoni ndryshe,prandaj populli i ka var shpresat ke SHBA-ja,sepse ju si politikane nuk mund te na ofroni ne asnje lloj lirie,ne nje menyre apo tjeter,ne nje fare forme politike apo ne nje forme tjeter ne jemi te sklaveruar nga ju por mos haro skleverti me te medhenj jeni ju pas parase dhe politikes.Nuk kerkojme te na falni LIRI,sepse nuk falet, por duam ta kemi pronen tone,ju - dhe LIRI_DREJTESI kerkon cdo popull por nuk ofrohet .Prandaj te lutem mos ,boll po ke zot,beji nder ketij populli,Ju,Rama,Berisha Basha dhe kushdo -largohuni dhe mos i joshni langonjt tuaj me nje karike ose pak para.

    Përgjigju
  • Eno: 27/05/2020 14:49

    Vasili beri nje akt te madh qe do mbahet mend perjete...

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 27/05/2020 14:43

    E ku eshte provokimi ketu ( pervec faktit qe e ka be bukeshkeli)? Vasil Laçit ju thafte dora qe se kapi mire ate kryefashistin.Po pertej ksaj Vasili eshte hero.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 27/05/2020 14:43

    Ngeket per dekorim Lavire Monik me motivacion:“ Pet kontribut ne luften kunder tiranisr per ngrenie veshi dhe heqje bre*** sh

    Përgjigju
    • Hshs: 27/05/2020 14:50

      Po ku mban Monika brek?

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?