Presidenti Ilir Meta me Ferdinand dhe Arben Mara

Politikë

Meta dekoron me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ dy gjimnastët: Mirënjohje për rezultatet e arritura, sukseset tuaja pjesë e trashëgimisë sportive

4 Maj 2021, 13:56| Përditesimi: 4 Maj 2021, 13:59

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se i dekoron me këtë titull në mirënjohje për kontributin e tyre të spikatur në sportin e gjimnastikës dhe rezultateve të shkëlqyera të arritura brenda dhe jashtë vendit, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Presidenti shprehet se sukseset e tyre janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësim dhe respekt të përhershëm.

“Përmes këtij vlerësimi, ne ndihmojmë dhe i nxisim fëmijët dhe rininë të largohen nga veset për t'i orientuar drejt vlerave më të mira sportive dhe modeleve frymëzuese të suksesit në karrierë dhe jetë.”, shkruan në fund Meta.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 04/05/2021 17:57

    Dekoro dhe disa te tjere para se te perfundosh ne burg. Mos harro veten tende per nxitje lufte civile, mona surrat kali,salqeni e lulka per vjedhjet dhe shkaterrimet me te medha qe i kane sjelle kesaj Shqiperie

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 04/05/2021 16:03

    Edhe ty do te dekoroje parlamenti duke te derguar ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?