Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i madh” disa nga personalitetet më të shquara të sportit në Vlorë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se Vlora ka qenë dhe mbetet djepi i sportistëve të talentuar dhe përfaqësues të denjë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Ndihem shumë i lumtur, që në qytetin e tyre të lindjes, të vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” disa prej personaliteteve më të shkëlqyera të ekipit të mundjes së “Flamurtarit”, kampionin e paharruar Safet Abazi, si dhe mjeshtrat e shquar të mundjes klasike, Ruzhdi Zeneli, Shkëlqim Korkaj, Ilirjan Korkaj dhe Fitus Korkaj.
Pata kënaqësinë të nderoja gjithashtu Kampionin e Botës dhe të Europës në bilardo, Roland Panozaqi, peshëngritësin e talentuar, Edmond Gjoka, si dhe kampionin e më pas trajnerin e ping-pongut, Kastriot Rukaj.”, shkruan Meta.
Presidenti u shpreh se mbështetur mbi këto tradita trashëgimi të shkëlqyer, duhet t’i edukojmë të rinjtë vlonjatë drejt sportit, edukimit cilësor dhe vlerave qyttarë, për t’i larguar ata nga veset dhe për t’i rikthyer “Flamurtarit: shkëlqimin e dikurshëm, në të gjitha disiplinat sportive.
O like floriri je bo si i ndjeri ver llapa o like hapa dollapa like burgut s'i shpëton dot o asgon. Ti lyli krimineli malok salmut bershura ju pret Reçi o ilir përçi. Ti dekoro dhe qenin e shaban memis o iliri fallxhores monika qelbësirës. Burg burg o like hike hike o like.
Përgjigju