Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot në presidencë për kontributin e tij gjatë periudhës së pandemisë mjekun e njohur Tritan Kalo.
“Edhe unë jam vërtetë i nderuar për këtë gjë që ndoshta është edhe e vonuar. Por në përgjithësi jam shumë bashkëpunues. Në rastin konkret kjo ide është shumë konsesuale në radhë të parë me publikun dhe qytetarët tanë.Që kanë gjetur te figura e profesor Kalos një personalitet ndërgjegjësues shumë aktiv, shumë bashkëpunues me qytetarët, institucionet dhe mediat por edhe kritikët ndaj të gjithëve. Për t’i përqendruar energjitë te pasojat e kësaj pandemie. Pas çdo jete që shpëtohet gjendet një mjek ose mjeke që punon pa u lodhur. Jam i nderuar të vlerësoj një njeri fisnik”, u shpreh presidenti Meta.
Vetë Kalo deklaroi se kjo dekoratë nuk shkon vetëm për të por për të gjithë personelin shëndetësor që ka punuar me bardhësinë e shpirtit gjatë periudhës së pandemisë.
“Kënaqësi të jem në një sallë të tillë që ka një emër të veçantë. Nder i madh që të kem në prani në këtë sallë kolegë dhe miq. Kjo dekoratë është për të gjithë personelin shëndetësor që punojnë me bardhësinë e shpirtit kudo ku ndodhet. Njeriu punon një jetë të tërë për të ndihmuar të tjerë. Dhe njëherë faleminderit dhe sukses të gjithëve”, tha Kalo.
Tani te ja mbet tja japesh kuroren mones si me e madhja e gjith kohrave
Përgjigju