Sabri Skënderi dhe Ilir Meta

Politikë

Meta dekoron Sabri Skënderin themeluesin e 'Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë'

3 Nëntor 2020, 14:11| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 14:41

  • Share

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne vlerësoi sot themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, me motivacionin:“Për humanizmin, sakrificat dhe devotshmërinë e treguar ndër vite në shërbim të shumë jetëve njerëzore; për punën e bërë për rritjen e nivelit profesional dhe standardit të kujdesit ndaj pacientëve, në krye të infermierëve shqiptarë”. 

"Në vlerësim të humanizmit, sakrificave dhe devotshmërisë së treguar ndër vite në shërbim të shumë jetëve njerëzore, si edhe për punën e bërë për rritjen e nivelit profesional dhe standardit të kujdesit ndaj pacientëve, në krye të infermierëve shqiptarë, nderova sot me Dekoratën e Lartë “Nënë Tereza”, themeluesin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, z.Sabri Skënderi.

Vlerësimi i tij, vjen sot edhe si një mesazh solidariteti, inkurajimi dhe mbështetje për të gjithë infermierët dhe mjekët shqiptarë, në përballjen e tyre me COVID-19, të cilët në kushtet e përkeqësimit dramatik të situatës, kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e shtetit, për më shumë ilaçe, logjistikë mbrojtëse, ambiente dhe fonde mbështetëse.

Do të duhet një rillogaritje force, burime financiare dhe një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se sa jeta dhe shëndeti i qytetarëve tanë.

Të gjitha kapacitetet dhe potencialet tona njerëzore, organizative dhe financiare, do të duhet të vihen në shërbim të tejkalimit të kësaj situate që po kolapson gradualisht sistemin tonë shëndetësor-shkruan Meta "

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kacidhe: 03/11/2020 15:14

    O Presilesh po per ket temin ke rezervuar nonje dekorate?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?