Meta dekoron sportistët e njohur shkodranë: Udhërrëfyes për të rinjtë drejt arritjeve të mëdha

20 Janar 2022, 18:37| Përditesimi: 20 Janar 2022, 22:39

  • Share

SHKODËR- Presidenti Ilir Meta dekoroi ditën e sotme sportistët e spikatur shkodranë, duke iu akorduar atyre tituj të ndryshëm duke filluar nga nderi i kombit, e mjeshtër i madh. Meta ka vlerësuar një sërë personalitetesh të sporteve të ndryshme të cilët jetojnë ende por edhe ata që kanë ndërruar jetë, duke nisur që nga futbollistët dhe trajnerët e “Vllaznisë” dhe Ekipit Kombëtar, Ismet Hoxha, Ferid Borshi, Fatmir Axhani, Millan Vaso, Selami Dani dhe Artan Bushati si dhe personalitetet e atletikës Feti Dizdari, kampionen dhe basketbollisten, Artenca Tufi, volejbollistët legjendë Viktor Jubani e Millojka Vaso, si edhe peshëngritësin e talentuar Nikolin Qersaqi.

“Shkodra është djepi, ku bashkë me atdhedashurinë, artin dhe kulturën u përkund edhe sporti shqiptar. Aty lindi edhe shoqëria e parë sportive, “Vllaznia” e madhe, nderi dhe krenaria, jo vetëm e qytetit. Nuk është rastësi që fanella Kuq e Blu dhe ky klub shumësportësh, nderohet nga të gjithë, sepse ka qenë përherë shkollë e madhe e talenteve të jashtëzakonshëm, por edhe me tifozerinë më të zjarrtë dhe më të kulturuar, që gjithmonë ka duartrokitur kundërshtarin kur luan më mirë. Ndaj sot kisha kënaqësinë, që pikërisht në qytetin ku edhe u shënua goli i parë shqiptar të vlerësoja disa nga futbollistët dhe trajnerët e rezultateve të larta të ‘Vllaznisë’ dhe Ekipit Kombëtar, Ismet Hoxha, Ferid Borshi, Fatmir Axhani, Millan Vaso, Selami Dani dhe Artan Bushati. Gjithashtu pata nderin të çmoja kontributet dhe sukeset e disa prej personaliteteve të atletikës si të paharruarin, Feti Dizdari, kampionen dhe basketbollisten, Artenca Tufi, volejbollistët legjendë Viktor Jubani e Millojka Vaso, si edhe peshëngritësin e talentuar Nikolin Qersaqi. Shembujt frymëzues të suksesit të këtyre yjeve të sportit shkodran dhe atij kombëtar do të mbeten gjithmonë një udhërrëfyes për të rinjtë dhe fëmijët drejt majave më të larta dhe arritjeve të shkëlqyera”, tha Meta në fjalën e tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?