TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme me Dekoratën e Flamurit Kombëtar vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, teksa në mesazhin e tij, kreu i shtetit ka dhënë edhe mesazhe që lidhen me aktualitetin politik. Meta thotë se duhet ecur në gjurmët e Rilindjes, por jo të kësaj aktuale (qeverisë), por atë rilindasve të vërtetë dhe për ta çliruar vendin nga e keqaja që mban peng të ardhmen.
"Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri. Tre Pishtarë të Dijes dhe Atdhedashurisë, burra shteti me vizion dhe personalitet të jashtëzakonshëm që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar, me aktualitetin e veprës së tyre na udhëheqin edhe sot drejt integrimit europian. Është koha për të ecur në gjurmët e Rilindasve të vërtetë, për të rrëzuar çdo mur dhe për t'u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë", shkruan Meta.
Në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast para busteve të tre vëllezërve Frashëri, Kreu i Shtetit i akordoi Abdyl Frashërit (pas vdekjes) “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin: “Si një ndër adhetarët më të shquar në luftën për shpëtimin e trojeve shqiptare, bashkimin e popullit dhe çlirimin kombëtar të shqiptarëve. Si ideolog i spikatur i Rilindjes Kombëtare, një ndër organizatorët kryesorë dhe përfaqësues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, burrë shteti me vizion, politikan, diplomat e personalitet me merita të jashtëzakonshme, i cili nuk kurseu asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar”.
Ndërsa Naim Frashërit (pas vdekjes), Kreu i Shtetit i akordoi të njëjtën dekoratë, me motivacionin: “Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe të rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të luftës për Pavarësinë e Shqipërisë. Si poeti kombëtar, mendimtari dhe atdhetari i shquar i Rilindjes Kombëtare. Misionari, mësuesi dhe krijuesi talentuar, i cili i këndoi me përkushtim dhe i bëri jehonë atdhedashurisë, historisë, gjuhës, kulturës, identitetit dhe lirisë së shqiptarit. Frymëzuesi i madh i krenarisë, dinjitetit dhe vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, si dhe orakulli i pashtershëm i lirisë së tyre”.
“Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, Presidenti Meta ia akordoi Sami Frashërit (pas vdekjes) me motivacionin:“Si ideologu i Rilindjes Kombëtare. Atdhetar, dijetar i madh enciklopedist, gjuhëtar, shkrimtar, publicist, përkthyes i shquar, nxitës i vlerave të dijes, shkollimit, emancipimit dhe kurajës qytetare të bashkatdhetarëve. Si vigani i mendimit filozofik, që u ofroi shqiptarëve programin dhe modelin e shtetit të tyre perëndimor. Në vitet më të vështira të kombit ai ofroi vizionin perëndimor, si dhe strategjinë për Pavarësinë, shtetformimin dhe përparimin afatgjatë të Shqipërisë”.
O ILIR PLEHU PO VER LLAPĒN PSE SE DEKORON.
PërgjigjuKur e dini qe e keqja e vendit eshte lsi pse i jepni votat atehere?...??????
PërgjigjuKerkon te pastrohet nga vjedhjet qe ka bere,,,,por ato jane aty me video,,,,ke pronat ilir qe nuk i fshen dot,,,spaku do te fuse ne burg....
PërgjigjuLikja president i dekoratave
PërgjigjuPor jo afer teje madje o skenderbeu i Skraparit qe mashtrove Vodhe dhe Denigrove Popullin Shqipetar Dhe jo turp se rraca jote snjeh Turp se e keni henger me buke misri Por asnje pendese ndaj Popullit Qe si late gje pa bere Kelysherit e KOMUNIZMIT .Qe te vune debilat e Socializmit qe te drejtosh presidences Gabim Fatal Turpi i Kombit dhe Cnderim per ato Kolose qe ti o Babazi kerkon ti lartesosh Duhet ta dishe or Bishtuk i Komunizmit Se nese rregjistrohet ato levdata E nesermja do ti hedhe ne plehrat e Hajtuterve qe ky Komb pati fatin me te zymte qe erdhen si Ujqerit qe lyen kembet me miell Fundi do ti numeroje o Mavri te gjitha
PërgjigjuIk o far e keqe, mos iu afro vellezerve Frasheri. Jan shum lart ato e s'mund t'i afrohen te vegjelit si ti.
PërgjigjuNga nje dekorat ne tjetren Lirka
PërgjigjuGjyshi im thoshte se Haxhi Lleshi vlente vetem per te hapur e mbyllur dyert dhe per te dhene pritje per delegacionet.Ky I sotmi vlen vetem per dekorata dhe party.
PërgjigjuKe te drejt legen. E keqja me e madhe e ketij vendi je ti dhe leshi i ijes. Patjeter qe duhet te shpetoj nga gthetrat tuaja qe ke mbi 20 e ca vjet qe tall menderen me shqipetaret mor qener.
PërgjigjuKy gopi çepanit do ti derdhesh nje kazan me jashteqitje mbi koke,sa hare qe hap gojen per te folur. Produkt RamaRuçiRilindjes,ska si te jete ndryshe. Sa me shpejt PRAPA DIELLIT TE GJITHE!
PërgjigjuPse e ndyn rracen e Frashllinjve o hajdut?
PërgjigjuTe ishin gjalle, do ishin vetflijuar ...
PërgjigjuE si mundet valle nje hajdut ordiner si Ilir Metaj te dekoroje kollozet e kombit? Kaq poshte kemi rene?? E ku kane nevoje per medalje e dekorata Vellezërit Frasheri?? Edhe nga kush??? Nga nje halabak ordiner si likja.
PërgjigjuKa ardhur koha per nje reforme te thelle te shtetit shqiptare. Lind pyetja : A mos ka ardhur koha qe Shqiperise nuk i duhet me institucioni presidencial?. Jemi nje shtet i vogel dhe me nje buxhet te varfer dhe mbajtja ne kembe e ketij institucioni , qe kur eshte krijuar deri me sot vetem nje pune ben, ate te shperndarjes se dekoratave,i kushtojne shume taksapaguesve shqiptare.35 vjet sistemi komunist e mbylli shqiperine nga bota perendimore, kemi 30 vjet qe sistemi demokrati e varferoi dhe e vodhi deri ne palce shqiperine, pse mos te kerkojme me nje referendum popullor qe te behemi te pakten 30 vjete shteti i 51 SHBA.
PërgjigjuPo te behemi shtet i amerikes rrezikojme ta infektojme edhe ate me sistemin tone. Erdhi turku 500 vjet dhe ne vend qe te turqizoheshim ne u shqiptarizua turku.