Ilir Meta

Meta dekreton ligjin e ri, për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Shqipëri

8 Janar 2021, 20:15| Përditesimi: 8 Janar 2021, 21:38

  • Share

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e ri, “Për Regjistrimin Qendror të Llogarive Bankare”.

Kreu i shtetit shprehet se ky ligj është një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentet për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, si një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentat për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj pritet të jetë një mjet më shumë në dorë të agjensive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale, për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore, taksave apo tarifave, në nivel qendror apo vendor", thuhet në njoftimin e presidencës.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?