Meta dekreton ligjin energjinë: Reflekton rekomandimet dhe krijon pavarësinë e OST-së

8 Qershor 2020, 11:27| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 14:04

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, ‘Për sektorin e energjisë elektrike’, të ndryshuar”.

Meta shprehet se në këtë ligj janë reflektuar rekomandimet e dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, për realizimin e plotë të autonomisë së OST-së.

"Presidenti i Republikës Sh.T. Z. Ilir Meta, me Dekretin nr. 11506, datë 08.06.2020, ka shpallur ligjin nr. 61/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, ‘Për sektorin e energjisë elektrike’, të ndryshuar”. Ky ligj ka reflektuar rekomandimet e dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, për realizimin e plotë të autonomisë së OST-së", shkruan Meta.

Po çfarë parashikon ky ligj? Ky ligj u iniciua nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me qëllim realizimin e rekomandimeve të dhëna nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Këto rekomandime janë reflektuar edhe në Vendimin e Entit Rregullator të Energjisë. Qëllimi i këtij projektligji është realizimi i plotë i autonomisë së OST-së dhe ndarjes së OSHEE-së.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së saj në Kuvend më 14 maj 2020, tha se ndryshimet e kërkuara në ligjin për sektorin e energjisë elektrike do të sjellin dhe tërheqin më shumë investime përmes krijimit të një kornize të qëndrueshme rregullator. Reforma në energjetikë është edhe një domosdoshmëri për hapjen e negociatave me BE.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I pafytyri: 08/06/2020 14:30

    Ilir Meta njeriu me i pafytyre qe ekziston ne bote, provincial shpirtzi,ky hijene do marre denimin qe meriton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?